Thursday 8 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shoqata Humanitare “Bereqeti” hapi ekspozitë në Medresenë e Gjilanit, prezantoi aktivitete të ndryshme humanitare

Shkruan Nexhat Rexha – Shkolla e Karaçevë së Epërme, vatër e dritës dhe rritës së

Rrezikimi i shëndetit të futbollistëve, Ademi mbledh Këshillin Mjekësor: Të forcohen masat emergjente

LDK e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

Begaj uron papën Leone XIV: Urime katolikëve shqiptarë dhe katolikëve në mbarë botën

Arrestohet i dyshuari që tentoi t’i vriste katër të mitur më 2022 në Viti

Del tymi i bardhë në Vatikan, Papa i ri në ditën e dytë të Konklavit

Sopi Haziri: Buxhetimi me pjesëmarrje, rrit transparencën në ndarje të fondeve

Eurodeputeti holandez kërkon heqjen e masave dhe pranimin e Kosovës në BE

Abdixhiku: Zgjidhje dhamë, s’kemi kohë për të humbur – LDK do të merret me zgjedhjet

 Dritëro Agolli – Rrëfim për vjershën e parë të botuar në moshën 16-vjeçare
Letërsi

Dritëro Agolli – Rrëfim për vjershën e parë të botuar në moshën 16-vjeçare

27 December 2023 0 Comment 6 min read

AA

Aty nga viti 1947, kur filloi ndërtimi i hekurudhës Durrës-Elbasan, unë i rrëmbyer nga entusiazmi i vullnetarëve të rinisë që shkonin të punonin atje, shkrojta një vjershë me titullin “Vullnetari i hekurudhës”, e mbylla në një zarf dhe e dërgova nga Bilishti në gazetën “Rinia”, që më vonë u quajt “Zëri i Rinisë”.

Për këtë zarf nuk u tregova shokëve, përveç Sulo Kadisë, bashkëfshatarit tim, që më vonë u bë oficer. Atij iu luta që ta mbante të fshehtë, pasi, po të mos botohej vjersha, do të më tallnin bilishtarët: “Ja, nuk ditke të shkruash dhe të diturit nuk ta varin. Na u bë një menkular të botojë në gazetën “Rinia”, ku botojnë shkrimtarët e mëdhenj!”

Pas dërgimit të zarfit të famshëm unë e Suloja pritëm dy javë, tri – hiç! E merrnim gazetën sa herë vinte në Bilisht, e hapnim dhe e përpinim me sy që të shihnim titullin “Vullnetari i hekurudhës”, por nuk dukej asgjëkundi!…

  • Vallë u ka rënë në dorë atyre të “Rinisë” – thoshte Suloja.

Unë skuqesha deri në veshët. Në rininë time unë skuqesha shumë dhe nga kjo e kisha inat veten, se më ngacmonin shokët duke më treguar me gisht:

– Shih, shih! – Ja u skuq!

Kaloi edhe javë e tretë dhe, kur po i humbisnim shpresat, unë dhe Suloja ngulëm kokat në faqet e gazetës dhe pamë titullin “Vullnetarët e hekurudhës “dhe mbi titull Dritëro Agolli. Na vetëtinë sytë. U çmendëm. Suloja filloi të qajë. Por e qara është si gripi . E qara më zuri edhe mua. Suloja qaj, unë qaj… E lagëm gazetën me lot!…

-Do të blejmë dhjetë gazeta! – tha Suloja duke fshirë sytë.

– Jo dhjetë, po pesë, se nuk kemi lekë! – thashë unë, megjithëse atëherë “Rinia” kushtonte dy lekë të vjetra.

– Kam unë! – tha Suloja.

Dhe blemë dhjetë copë. Po çuditej edhe shitësi përse ne, dy djem gjashtëmbëdhjetëvjeçarë blinim dhjetë copë.

Suloja e pa shitësin dhe i thirri.

  • Këtë vjershë këtu e ka nxjerrë ky! – Dhe më shpoi në gjoks me gisht mua.

– Gazetashitësi m’i hodhi sytë sikur të më shikonte për herë të parë:

– U , Driti, djalka i Rizait! Ah, derrka i derrit, nxjerrka edhe vjersha !

Dhe aty për aty ai ngriti trupin, tundi një tufë gazetash me dorë në ajër dhe thirri:

Hajde , lajme të reja. Gazeta “Rinia” sot ka vjershën “Vullnetari i hekurudhës”, që e ka bërë djali i Rizait të Menkulasit, Dritëro Agolli. Merrni gazetën “Rinia”. Buja u përhap tek nxënësit dhe mësuesit. Nuk ishte dëgjuar ndonjëherë që në Bilisht të gjendej një njeri që të botonte në gazeta vjersha.

Mësuesi i gjuhës, Emin Selenica, njeri i mënçëm dhe njohës i letërsisë, nga pedagogët më të mirë të shkollës, e quajti një ngjarje të madhe këtë botim dhe filloi të më thërrasë poet dhe”bilbil” i Menkulasit. Por vjersha ishte prej një 16-vjeçari të atëhershëm, një vjershë prej një kēngëtari popullor.

Ndërsa në fshat jehona e saj kishte ngjyra më origjinale. Im atë e mori gazetën, e preu vjershën dhe e futi nē kutinë e duhanit . Ai takonte shokët, hapte kutinë dhe e nxirrte vjershën: E ka botuar Driti!

Uh, qerrataj – thoshin ata dhe kush dinte shkrim e këndim e lexonte me zë të lartë. “

Nga libri Teshtimat e lirisë.

Share This:

Tags: Dritero Agolli
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Një delegacion i UKZ-së po qëndron në

8 May 2025
Futboll

Skuadra e Betis i bashkohet Chelseas në

8 May 2025
Arte Pamore

Shoqata Humanitare “Bereqeti” hapi ekspozitë në Medresenë

8 May 2025
Lajme

Shkruan Nexhat Rexha – Shkolla e Karaçevë

8 May 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

“Trashëgimia letrare e Dritëro Agollit”, studiuesit përkujtojnë

18 February 2025

“Trashëgimia letrare e Dritëro Agollit”, përkujtua të martën në Qendrën Kombëtare të Librit dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.