Friday 6 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Viti: Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve nderohet Epopeja e UÇK-së

Osmani do të presë në takim liderët partiakë nga ora 13:00 për caktimin e datës

Gjilan: kryetari Hyseni me bashkëpunëtorë institucionalë bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan

Një Grua gjendet pa shenja jete në oborrin e saj në Gjilan, trupi dërgohet për

Pensionohet Zekirija Syla, punonjës shumëvjeçar i Stacionit të Autobusëve në Gjilan

S’ka kuorum, Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri

Sërish seancë në orën 22:00

Ndërpritet seanca, s’ka kuorum për amandamentet e Presidentit

Emiratet e Bashkuara Arabe lëshojnë alarm emergjence në të gjithë vendin

Presidentja Osmani “hedh në tavolinë” ndryshimin e madh: Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët

 Drita realizon fitoren e tretë radhazi, Curri debuton me fitore te Gjilani
Futboll Sport

Drita realizon fitoren e tretë radhazi, Curri debuton me fitore te Gjilani

18 October 2025 0 Comment 3 min read

AA

Drita e ka vazhduar formën pozitive në AlbiMall Superligën e Kosovës, duke shënuar fitoren e tretë radhazi, ndërsa Debatik Curri ka debutuar me sukses në drejtim të Gjilanit. Dy skuadrat gjilanase dolën fituese në ndeshjet e para të javës së 8-të të elitës, që u rikthye pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

Kampionia në fuqi, Drita, triumfoi në shtëpi ndaj Malishevës, me rezultat 2:1. Pas një pjese të parë pa gola, gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 67-të, kur Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin e tretë personal në këtë edicion dhe të 37-in me fanellën e Dritës, pasi paraprakisht portieri i mysafirëve, Flamur Gashi shkaktoi ndërhyrje të palejueshme ndaj Arb Manajt gjatë një dyluftimi në ajër për top. Malisheva arriti të barazojë përkohësisht me anë të sapofuturit në lojë, Xhemajl Ibishit në minutën e 81-të, i cili shënoi me kokë pas një devijimi të mbrojtësit Egzon Bejtullai. Por, vetëm pak minuta para fundit, Albert Dabiqaj përfitoi nga një asistim i Liridon Balajt dhe shënoi golin e fitores për Dritën. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani arrin në kuotën e 14 pikëve dhe ngjitet në pozitën e katërt të renditjes, me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Malisheva mbetet me 10 pikë pas dy humbjeve radhazi.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të shtunën, Gjilani mori fitore të vlefshme në udhëtim ndaj Prishtinës së Re, me rezultat minimal 1:0, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin e ri të kuqebardhëve, Debatik Curri, i cili debutoi me fitore në bankinën e skuadrës gjilanase. Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesi Senad Jaroviq në minutën e 83-të. Fillimisht, gjyqtari Dardan Çaka e anuloi golin për pozitë jashtë loje, por pas rishikimit të situatës në VAR, vendosi që goli të njihej si i rregullt. Në pjesën e parë, Gjilani kishte pretendime për penallti pas një prekjeje me dorë në zonë nga një mbrojtës i Prishtinës së Re, por pas rishikimit në VAR, vendimi mbeti i pandryshuar.

Fitorja ndaj Prishtinës së Re i dha fund serisë prej tri humbjeve të njëpasnjëshme të Gjilanit, ndërsa skuadra vendase e ka thelluar krizën, duke regjistruar humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Pas këtyre rezultateve, Gjilani ka 10 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në vendin e fundit me 7 pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.

Share This:

Tags: Drita
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Viti: Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve

6 March 2026
Lajme

Osmani do të presë në takim liderët

6 March 2026
Lajme

Gjilan: kryetari Hyseni me bashkëpunëtorë institucionalë bën

6 March 2026
Lajme

Një Grua gjendet pa shenja jete në

6 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Drita përforcohet me Abdoul Danten

21 February 2026

Kampioni i Kosovës Drita është përforcuar me shërbimet e qendërmbrojtësit Abdoul Dante. Dante ka

Futboll Lajme Opinione Sport

Promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1945–2025)”

18 February 2026

Me këngën e mirënjohur “Rrjedhë në këngë e ligjërime”, të interpretuar nga këngëtarja Elona

Basketboll Lajme Sport

Kryetari Hyseni, uron Klubin e Basketbollit Drita,

16 February 2026

Pas fitores së Klubit të Basketbollit Drita, në ndeshjen ndaj Klubit të Basketbollit Prizreni,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.