Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Gjilan, prezantoi raportin tremujor 2023
Stafi i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë kanë kryer punën me përkushtim dhe profesionalizëm. Si rezultat i angazhimit, drejtoria ka arritur rezultate dukshëm më të mira në trajtimin e lëndëve.
Këtë vit në raport me tremujorin e parë të vitit të kaluar në sektorin e Kadastrit janë trajtuar 302 lëndë më shumë, ndërsa në sektorin e Gjeodezisë janë trajtuar 125 lëndë më shumë sesa në tremujorin e parë të vitit 2022 si dhe 144 lëndë më shumë se në vitin 202.
Edhe pse me mungesë të 6 zyrtarëve të penzionuar, Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë fitoi rezultate dukshëm më të mira këtë vit sesa nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.