Drejtori për Zhvillim Ekonomik pjesëmarrës në panairin “ExpoKos”
Në hapje të edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtar ‘’ExpoKos’, në Prishtinë ishte edhe drejtori për Zhvillim Ekonomik Enver Shabani.
Folës kryesor ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, ka zhvillluar edhe takime jo të pakta me zyrtarë të lartë vendës e ndërkombëtar.
Po ashtu Enver Shabani, ka bashkëbiseduar edhe me përfaqësues të bizneseve nga sektorët e ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes e sigurisë.