Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë RC Cola
RC Cola përfaqëson një nga kompanitë më serioze dhe të konsoliduara në sektorin e prodhimit në vend, me një traditë të gjatë që nga viti 1994 dhe me mbi 200 punëtorë të angazhuar.
Kjo dëshmon për qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm të saj në zhvillimin ekonomik lokal.
Gjatë vizitës, patëm kënaqësinë të takojmë pronarin, z. Fejzullah Mustafa, me të cilin u diskutua për zhvillimin aktual dhe perspektivën e mëtejshme të kompanisë.
Kompania ka ndërtuar një gamë të gjerë produktesh dhe një rrjet të qëndrueshëm eksporti, duke i plasuar produktet e saj në vendet e rajonit, si dhe në tregje të ndryshme evropiane, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë, Danimarkën, Irlandën, Maltën dhe Greqinë.
Shtrirja në këto tregje dëshmon për organizimin e mirëfilltë dhe përkushtimin ndaj cilësisë, duke e bërë RC Cola një faktor të rëndësishëm në promovimin e produkteve vendore në arenën ndërkombëtare.
