Saturday 5 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

U promovua libri i Ismet Rashiti “Liria mbi të gjitha” – Arbër Ismajli: “Mustafë Shala

E Fundit! ‘Alarmi’ për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25

Kuvendi mblidhet në orën 20:00, pas alarmit për bombë

“Një bombë është brenda Kuvendit dhe do të shpërthejë brenda 10 minutash”, detaje nga kërcënimi

Evakuimi i deputetëve, Duda Balje: S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’

Dyshime për kërcënim me bombë në Kuvendin e Kosovës, Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

Gjykata Komerciale merr vendim tjetër: Rrëzon në tërësi njoftimin e ZRrE-së për daljen në treg

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Baçelor dhe

Turqia lufton me zjarret vdekjeprurëse ndërsa Greqia vë nën kontroll flakët në Kretë

 “Drama” prej mospërkrahjes së Festivalit të Teatrove deri tek ideja e memorandumit
Kulturë

“Drama” prej mospërkrahjes së Festivalit të Teatrove deri tek ideja e memorandumit

4 July 2023 0 Comment 10 min read

AA

Në kuadër të mbështetjes së aktiviteteve kulturore e të trashëgimisë kulturore me gati 2.8 milionë euro, Ministria e Kulturës nuk ia ka ndarë asnjë cent Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Të hënën organizatorët e Festivalit kanë reaguar për këtë çështje, përderisa janë përkrahur nga shumica e teatrove publike e ata të pavarur në vend. E tash MKRS-ja thotë se ka gjetur një opsion për të përkrahur Festivalin

Vitin e kaluar në edicionin e 52-të të ngjarjes, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, midis të tjerash, kishte ndarë edhe Çmimin për shfaqjen më të mirë në Festivalin e Teatrit në Ferizaj. Por sivjet institucioni që ai e udhëheq nuk e ka përkrahur fare edicionin e radhës të Festivalit me traditën më të gjatë në Kosovë e një prej më të njohurve në rajon. Në kuadër të mbështetjes së aktiviteteve kulturore e të trashëgimisë kulturore me gati 2.8 milionë euro, MKRS-ja nuk ia ka ndarë asnjë cent kësaj ngjarjeje kulturore. Të hënën organizatorët e Festivalit kanë reaguar për këtë çështje, përderisa janë përkrahur nga shumica e teatrove publikë e ata të pavarur në vend. Por tash MKRS-ja thotë se ka gjetur një opsion për të përkrahur Festivalin.

“Festivali i Teatrove në Ferizaj 2023, edicioni i 53-të, këtë vit kishte filluar përgatitjet muaj më parë për të marrë një goditje të ulët pak muaj para mbajtjes së tij”, shkruhet në reagimin e organizatorëve. Festivali organizohet nga teatri “Adriana” në Ferizaj. Madje në posterin e reagimit në vend të Ministria e Kulturës është shkruar “Ministria e Kuturusë”.

Sipas organizatorëve, është evident, pothuajse i padiskutueshëm fakti se Festivali i Teatrove në Ferizaj është ngjarja ndër më kryesorët teatrore mbarëshqiptare, “për të mos thënë ngjarja e vetme teatrore që për shumë vjet sjell në skenën teatrore, në konkurrencë të fortë, artistët më eminentë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare”. Sipas tyre, Festivali i Teatrove në Ferizaj koncensualisht konsiderohet ndër festivalet më të vjetra në rajon, festival që ka nxjerrë emra artistësh e ka krijuar kulturën e debatit dhe zhvillimit të jetës teatrore e kulturore në përgjithësi. “Festivali i Teatrove nuk është vetëm një festival i Ferizajt, por me të drejtë konsiderohet festival i Kosovës, sepse në disa vjet është mbajtur edhe në qytete të tjera të Kosovës (Prizren, Gjilan, Prishtinë e të tjera), i tillë komentohet e perceptohet nga vetë komuniteti teatror”, shkruhet në reagim. Si një “cirk të paprecedent” e kanë vlerësuar procedurën e thirrjes së MKRS-së për të përkrahur ngjarjet kulturore.

“Loja ‘listash’ e MKRS-së ishte një gallatë e vërtetë e përshfaqjes publike të një amatorizmi e papërgjegjësie të jashtëzakonshme institucionale. Fillimisht u publikua lista e rezultateve preliminare, ku shumë ngjarje tradicionale të rëndësishme e organizata kredibile kishin mbetur jashtë mbështetjes, e shumë organizata të tjera të panjohura kishin kapur shuma të mëdha eurosh që sigurisht do t’i kenë befasuar vetë aplikuesit”, shkruhet në reagim. “Festivali i Teatrove ishte jashtë listës në rezultatet preliminare, pastaj jashtë listës në ‘rruferezultatet’ finale, si dhe jashtë listës në rezultatet finale”, shkruhet menjëherë më pas.

Organizatorët pretendojnë se kanë plotësuar të gjitha kriteret e kategorisë ku kanë aplikuar. Pavarësisht krejt kësaj, sipas tyre, edhe sikur të kishte kriter që Festivali i Teatrove në edicionin e 53-të të mos e plotësonte, “aq më keq për kriteret dhe për hartuesit e atyre kritereve që përjashtojnë një festival të tillë…”,

Kanë kritikuar anëtarët e komisionit vlerësues Fatbardha Nasufi, Milot Mustafa, Eronita Januzaj, Detjan Hulaj dhe Nafije Misinin, kanë pyetur se çfarë duhet të bëjë një festival që të meritojë vlerësimin e një komisioni në përbërje të plotë me “anonimus për komunitetin teatror?”

“Është i paimagjinueshëm guximi për këso vendimesh skandaloze të atyre që marrin vendime historike të papërgjegjshme pa pikë keqardhjeje e reflektimi. Ministri Hajrullah Çeku, duke mbyllur njërin sy, në emër të pavarësisë së komisioneve, vazhdon që për tre vjet radhazi të mos financojë (2021), të financojë më shumë vështirësi pas shumë ankesave tona (2022) dhe sërish të mosfinancojë këtë vit (2023) Festivalin e Teatrove. E gjithë kjo nuk arsyetohet, nuk ka shpjegim, është politikë e pamençur dhe ulët e së paku ofenduese për qytetarët e Ferizajt”, shkruhet në reagim. Aty bëhet e ditur se nuk kanë marrë asnjë lloj sqarimi nga MKRS-ja. Është paralajmëruar se edicioni i sivjetmë do të mbahet prej 27 gushtit deri më 4 shtator.

“Asgjë nuk mund ta ndalë shkëlqimin e tij, performacën e aktorëve, inovacionit regjisorial, mjeshtërinë e shkrimit, bukurinë e skenografisë e kostumeve, ndejave të ‘rock and roll-it’. Pra, teatri nuk ndalet, Festivali i Teatrove – Ferizaj 2023 nuk pushon. Me ketë rast shprehim mirënjohje për gatishmërinë e komunitetit teatror dhe teatrove të ndryshme që jo vetëm moralisht, por edhe me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, me vetëfinancim do të performojnë në eventin kryesor teatror në rajon – Festivali i Teatrove – Ferizaj”, shkruhet në reagim.

Ashtu si për shumë ngjarje të tjera, MKRS-ja kur e kishte publikuar listën preliminare, mosfinancimin e këtij festivali e kishte arsyetuar me: “Nuk e plotëson kriterin e veçantë Kategoria 1; pika 4”. Por organizatorët kanë pasur shpresë se do të gjendeshin në listën përfundimtare. E kjo e fundit është histori më vete. E enjtja dhe e premtja e javës së kaluar ishin ditët e lojës me lista.

Të enjten në mbrëmje e kishte publikuar një “listë përfundimtare…” e po ashtu e kishte fshirë pas nja një ore. Pa u bërë 24 orë, të premten kishte dalë me listë të re për përfituesit e “Thirrjes për projekt-propozimet kulturore 2023”. Të renë e kishte fryrë për fiks 283 mijë e 805 euro, ishin shtuar edhe 11 projekte. Me listën e “avulluar” nja një orë pas lansimit ishin 106 projekte. Tash janë 116, plus një pa numër rendor. Te fryrja e shumës futen projektet e reja dhe rritja e buxheteve për disa prej projekteve fituese.

Krejt kjo histori me tri lista është zhvilluar brenda dy javësh. Më 16 qershor protokolloi listën preliminare të organizatave joqeveritare përfituese nga thirrja publike “Art dhe trashëgimi kulturore”. Aty figuronin 36 projekte, përkrahur me 808 mijë e 510 euro, tek goditi ngjarje e organizata bartëse të skenës kulturore në vend, si: “DokuFesti”, “Artpolisi” e “Chopin Piano Fest” apo qendra “Multimedia”. La pesë ditë afat ankesash, deri më 26 qershor, e nuk iu deshën më shumë se tri ditë që t’i shqyrtonte ato dhe prej 36 projekteve të bëhen 106. Dallimi në buxhet: 1.7 milionë euro, kur prej 808 mijë eurosh u bë 2.5 milionë. Lista doli të enjten vonë në ueb-faqe dhe në profilin zyrtar të MKRS-së në Facebook. U hoq prej aty për t’u zëvendësuar të premten me listën e radhës me 11 projekte shtesë dhe mbi çerek milioni më shumë buxhet. Por, jo edhe për Festivalin e Teatrove në Ferizaj.

Reagimi i organizatorëve është përkrahur goxha. Teatri “Hadi Shehu” në Gjakovë e ka vlerësuar këtë ngjarje si një trashëgimi shpirtërore të kultivuar ndër breza.

“Prandaj i bëj thirrje Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që ta rishqyrtojë vendimin e tyre dhe të mos ia kthejnë shpinën këtij festivali. Përkundrazi, ishte dashur që të financohej apriori çdo vit dhe të mirëmbahej si i ka hije. Ka plot festivale që fillojnë dhe mbarojnë pa ju ndier zëri, shuhen qysh në dy ose tri edicionet e para, por ky festival nuk është prej të atillëve”, shkruhet në reagimin e teatrit “Hadi Shehu”. Në mbështetje ka dalë edhe qendra “Multimedia”. Madje udhëheqësi i kësaj kompanie teatrore kishte ngritur zërin për këtë çështje qysh javën e kaluar.

“Ajo çfarë më bëri përshtypje në atë blic-listën e rezultateve ishte mungesa në listë e Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Është thjesht e pakuptueshme dhe e pabesueshme se si një festival teatri me kaq traditë të gjatë – më i vjetri në vend, mund të injorohet në ketë mënyrë?”, kishte thënë Neziraj. Nuk e kishte lënë me kaq.

“Por ndoshta kanë menduar ta mbështesin përmes ‘derës se vogël’, siç bënë me ‘Flakën e Janarit’, duke e mbështetur përmes një ‘memorandumi’. E në atë rast shpresoj që nuk do të jetë pengesë fakti se kryetari i Komunës së Ferizajt nuk vjen nga VV!”, ka thënë ai. Dhe parashikimi i tij ka dalë i saktë.

Ministria e Kulturës planifikon që të ketë një memorandum bashkëpunimi me këtë ngjarje.

“Festivali i Teatrove, si një ndër ngjarjet e rëndësishme kulturore në vendin tonë, organizimi i teatrit të qytetit të Ferizajt ‘Adriana’ do të mbështetet nga Ministria e Kulturës. Për të siguruar financim adekuat dhe të qëndrueshëm për këtë festival tradicional kemi propozuar që të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë, Komunës dhe teatrit ‘Adriana’. Përmes kësaj forme do të sigurohej mbështetje afatgjate (jo vetëm për edicionin e sivjetmë) dhe në të njëjtën kohë do të shmangeshin peripecitë e organizatorit që për çdo edicion të aplikojnë përmes një OJQ-je në thirrjet e institucioneve publike”, shkruhet në përgjigjen që KOHËS ia ka dhënë Zana Fetiu, këshilltare e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, shkruan Koha.

Share This:

Tags: Drama Festivali i teatrove
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Shuplaka që tronditi Holyvood-in

5 July 2025
Lajme

U promovua libri i Ismet Rashiti “Liria

5 July 2025
Futboll

Zbulohet arsyeja pse Ronaldo nuk u shfaq

5 July 2025
Futboll

I jepet lamtumira e fundit, varrosen diogo

5 July 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.