Doli nga shtypi numri i pestë e Revistës enigmatike “Gjeni”
Në 52 faqet e kësaj reviste me format A4 mund të gjeni rubrika të llojllojshme, sikurse edhe me enigma të të gjitha llojeve: Skandi, mozaik, katrorë magjik etj.
Në ballinën e revistës, futbollisti granit Xhaka, ndërsa në faqe të ndryshme mund të gjeni shënime nga historia e enigmatikës shqiptare, apo fillet e enigmatikës shqipe, në revistën “Albania” të Faik Konicës, të botuar në Bruksel, si dhe enigma tjera të botuara në revistën “Minerva”, në fillim të shek. XX-të.
Tek rubrika “Enigmat në shtypin e kohës” sjell rrokjekryqin e parë shqip të botuar në gazetën “Rilindja” në vitin 1953. Risi në këtë numër të revistës është Skandi me anekdotë, si dhe një enigmë e re, e emëruar “Mesore”.