Friday 27 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

PDK në Gjilan nominon z. Riad Rashiti kandidat për garën e zgjedhjeve komunale 2025

Dy rrafshet e komunikimit të poezisë “Thellë diku rrënjëve të shpirtit”

Portrete e personalitete: – Doktor Ilaz Selimi nga Malësia e Bujanocit, personalitet i llojit të

Policia Rajonale – Gjilan: Aktivitete javore në trafikun rrugor

VITI: Stuhia dhe breshëri shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi në disa fshatra të Komunës

LVV-ja do t’i paraqesë tri propozime para partive politike

Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër në komunën e Kllokotit

Kryetari Haliti zhvillon takimin e parë publik me qytetarët e Vitisë

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

Arrestohet një grua në Prishtinë, tentoi ta godasë me thikë burrin

 Disa këngëtarë të grupit vdiqën. Zjarri fatal në diskotekë, shumë trupa nuk janë identifikuar
Lajme

Disa këngëtarë të grupit vdiqën. Zjarri fatal në diskotekë, shumë trupa nuk janë identifikuar

17 March 2025 0 Comment 6 min read

AA

Tragjedia në Koçan: 59 të vdekur, mes tyre muzikantë, një polic dhe dhjetëra të rinj – Familjarët bllokojnë spitalin.

Shkup – Po rëndohet bilanci i tragjedisë së paprecedentë që ka tronditur Maqedoninë e Veriut, pasi një zjarr shkatërrues në diskotekën “Puls” në Koçan ka shkaktuar vdekjen e 59 personave. Ndërsa ulet numri i të plagosurve, por rritet i të vdekurve, shqetësim ngjall fakti se deri tani, vetëm 35 viktima janë identifikuar, ndërsa shumë trupa mbeten ende të paidentifikuar.

Viktimat janë kryesisht të rinj nga 14 deri në 25 vjeç, duke e bërë këtë një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e vendit.

Sipas Ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski, 155 persona janë plagosur, me mbi 30 në gjendje kritike. Viktimat dhe të plagosurit janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtipi dhe Koçani, ndërsa shumë pacientë po trajtohen në spitalet kryesore të vendit.

Tragjedia zhyt dhe botën e muzikës: Humbën jetën muzikantë të njohur

Mes viktimave janë edhe anëtarë të grupeve muzikore të njohura në Maqedoninë e Veriut:

Andrej Gjorgjieski, kitarist i grupit DNK

Aleksandar Efremov, fotograf i grupit DNA

Aleksandar Kolarov, muzikant nga Shtipi

Filip Stevanovski, një tjetër muzikant nga Shtipi

Dramatike është historia e dy motrave që humbën bashkëshortët e tyre në këtë tragjedi. Irena Krstevska Stevanovska, bashkëshortja e Filipit, dhe Maja Krstevska, gruaja e Aleksandrit, kanë humbur të dashurit e tyre në këtë zjarr tragjik.

Një polic humbi jetën gjatë operacionit

Mes viktimave është edhe një efektiv i Policisë së Probishtipit, i cili ishte në detyrë, duke monitoruar trafikun e drogës dhe praninë e të miturve në diskotekë. Ai ndërroi jetë teksa përpiqej të ndihmonte njerëzit të shpëtonin nga flakët.

Familjarët bllokojnë spitalin, refuzojnë transportimin e trupave për obduksion

Situata në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan është tensionuar, pasi familjarët e viktimave kanë bllokuar hyrjen e spitalit, duke kundërshtuar transportimin e trupave për obduksion në Shkup.

Rreth 30 automjete funerale dhe të ushtrisë janë dërguar për të transportuar trupat e viktimave, por protestat e familjarëve kanë vonuar procesin.

Të plagosurit dërgohen jashtë vendit për trajtim

Ministri i Shëndetësisë Arbër Taravari ka njoftuar se 20 pacientë në gjendje të rëndë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, Turqi, Greqi dhe Beograd, ndërsa ndihmë është ofruar edhe nga Shqipëria dhe Holanda.

Hetimet vazhdojnë, priten arrestime të tjera

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të identifikuar shkakun e zjarrit dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie. Deri më tani, janë arrestuar ish-zyrtarë shtetërorë dhe persona të lidhur me menaxhimin e diskotekës, ndërsa dyshohet për shkelje të rënda të sigurisë.

Një komb në zi

Tragjedia e Koçanit ka prekur mbarë Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Qyteti është mbuluar nga dhimbja, ndërsa vendi po përgatitet për një ceremoni masive varrimi për viktimat. Flamujt janë ulur në gjysmështizë dhe pritet shpallja e ditëve të zisë kombëtare. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This:

Tags: Kocani Maqedoni e Veriut
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

PDK në Gjilan nominon z. Riad Rashiti

27 June 2025
Futboll

FC Drita “shkëlqen” ndaj Egnatias, shënon fitore

27 June 2025
Kulturë

Dy rrafshet e komunikimit të poezisë “Thellë

27 June 2025
Lajme

Portrete e personalitete: – Doktor Ilaz Selimi

27 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Maqedonia e Veriut pritet të dhurojë 100

28 May 2025

Çiftet e reja që kanë braktisur jetën në fshat në Maqedoninë e Veriut, së

Futboll Sport

🚨🚨🚨HISTORIA ËSHTË SHKRUAR NË LIGËN E MAQEDONISË

20 May 2025

🏆 Një ëndërr e realizuar: Arsimi nga Çegrane bën historinë 🇲🇰⚽ Në fshatin Çegrane

Lajme

Maqedoni e Veriut: Mbyllen 3 diskoteka që

21 March 2025

Tre diskoteka janë mbyllur pasi nuk plotësojnë kushtet teknike të nevojshme për të pasur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.