Monday 19 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Detaje ekskluzive nga vjedhja e rëndë në “Oxa Gold”: Hajnat shpojnë murin nga mbrapa, hapin

Zbardhet rasti i vjedhjeve dhe pajisjet ju kthehen shkollave

Testimi i dronit “Skifteri” është bërë jashtë Kosovës, Ridvan Aliu: Goditja ishte reale e jo

Lajmi i Fundit: KQZ-ja vendos për rinumërim të plotë të votave

Policia: Arrestohet një burrë në Roganë të Dardanës

Ekipi i filmi dhe sektorët realizues nga fillimi deri në fund të projektit kinematografik

ATK feston 26-vjetorin, vlerësohet institucion kyç i shtetit të Kosovës

UKZ nderon jetën dhe veprën e Heroit Kadri Zeka në 44-vjetorin e rënies

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka reaguar pas zbulimit të manipulimit të

Parashikimi i motit për sot, të hënë, 19 janar 2026

 Detaje ekskluzive nga vjedhja e rëndë në “Oxa Gold”: Hajnat shpojnë murin nga mbrapa, hapin kasafortën me “bonsek” dhe zhdukin 650 mijë euro ari!
Lajme

Detaje ekskluzive nga vjedhja e rëndë në “Oxa Gold”: Hajnat shpojnë murin nga mbrapa, hapin kasafortën me “bonsek” dhe zhdukin 650 mijë euro ari!

19 January 2026 0 Comment 4 min read

AA

Një vjedhje e rëndë, me skenar të dyshuar të organizuar, ka ndodhur në lokalin e argjendarisë “Oxa Gold” në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit duke shpuar murin nga pjesa e pasme, kanë hapur kasafortën dhe kanë marrë një sasi të madhe ari, me vlerë të raportuar rreth 650 mijë euro.

Nga burime mediale mësohet se rasti është raportuar më 19.01.2026, rreth orës 10:00, pasi Policia ka pranuar informacion për thyerje në lokalin “Oxa Gold”.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe forenzikës, të cilët kanë kontaktuar pronarin, i cili ka deklaruar se lokali ishte mbyllur më herët, ndërsa sot rreth orës 10:00, djali i tij kishte shkuar për ta hapur lokalin dhe sapo kishte hyrë brenda, kishte vërejtur se objekti ishte i demoluar dhe se kishte shenja të qarta depërtimi.

Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar, duke depërtuar brenda dhe duke vjedhur arin nga kati i parë, por jo vetëm – dyshohet se janë bastisur edhe kati i dytë dhe kati i tretë, ku është raportuar se është marrë ari nga disa hapësira.

Detajet nga vendi i ngjarjes tregojnë se hajnat dyshohet se kanë shfrytëzuar hyrje-daljen nga pjesa e pasme e objektit, duke dëmtuar murin dhe duke hyrë në lokalin përdhesë. Po ashtu, dyshohet se kasaforta është hapur me forcë, ku sipas hetimeve paraprake është përdorur mjet prerës i llojit “bonsek”, ndërsa në vend janë vërejtur edhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për thyerjen.

Një detaj tjetër që po hetohet, është edhe dyshimi se gjatë vjedhjes mund të jetë marrë edhe një armë me leje, që sipas raportimeve dyshohet të ketë qenë në pronësi të djalit të pronarit, i cili gjendet jashtë vendit.

Në lidhje me rastin janë intervistuar viktimat dhe dëshmitarët, ndërsa sipas pronarit, vlera e arit të vjedhur arrin shifrën e lartë prej rreth 650 mijë euro, ndërkohë që burime të tjera flasin se dëmi mund të shkojë edhe më lartë.

Për shkak të peshës së rastit, janë njoftuar Hetimet Rajonale, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e grabitjeve, e cila ka kontaktuar me Prokurorin Kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vjedhje e rëndë”.

Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali do t’ju sjellë detaje të reja në kohë reale.

Share This:

Tags: Prishtinë
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Detaje ekskluzive nga vjedhja e rëndë në

19 January 2026
Lajme

Zbardhet rasti i vjedhjeve dhe pajisjet ju

19 January 2026
Lajme

Testimi i dronit “Skifteri” është bërë jashtë

19 January 2026
Lajme

Lajmi i Fundit: KQZ-ja vendos për rinumërim

19 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Hamza shpalos pakon sociale: Fond i Papunësisë,

24 December 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar

Lajme

Regjistrohen mbi 13 000 votues jashtë Kosovës

22 August 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha për

Lajme

Zgjedhjet e 12 tetorit, Radoniqi fton mërgatën

29 July 2025

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, u është adresuar me një videomesazh

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.