Deri në një orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare
Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.
Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presinderi në 90 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.
Në Merdarë deri në 1 orë si dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 50 minuta, ndërsa në hyrje deri në gjysmë ore.
Derisa, pritjet te pikat tjera kufitare vazhdojnë të jenë më të shkurtra, deri në 5 minuta.

