Tuesday 27 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu, Zyrtar në kabinetin e kyetarit të Komunë së

Garë shumë e fortë për Këpucën e Artë mes Mbappe, Kane dhe Haaland – Muriqi

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike tregtare

Kryetari Dimal Basha: Përkulemi me respekt para të gjitha viktimave të Holokaustit

Në shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, në vitin 2025 janë kryer 44,717

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, falënderoi presidenten Osmani për angazhimin në mbrojtje të shqiptarëve të

Biblioteka e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” pasurohet me libra të rinj

Taulant Hodaj e rivalizon Agim Ademin për kryetar të FFK-së, do ta zyrtarizojë kandidaturën brenda

Rinumërohen mbi 70% e vendvotimeve, në 25 komuna përmbyllet procesi

 Derbi i Anamoravës, të gjitha përballjet e pasluftës mes Dritës dhe Gjilanit në kampionat, kupë dhe ndeshje miqësore
Lajme

Derbi i Anamoravës, të gjitha përballjet e pasluftës mes Dritës dhe Gjilanit në kampionat, kupë dhe ndeshje miqësore

1 October 2023 0 Comment 10 min read

AA

Është koha për derbin e qytetit të Gjilanit, apo derbin që ngjall interesimin më të madh në futbollin kosovar mes Dritës dhe Gjilanit.

Dy skuadrat e qytetit Gjilani dhe Drita sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna.

Fatkeqësisht derbi i ditës së sotme do të jetë i zbehtë në tribuna, pasi do të luhet pa praninë e dy tifo grupeve, ndër më të mirat në Kosovë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, stadium që nuk i plotëson kushtet për të pasur numër të madh të tifozëve.

Ndeshja e sotme është e 46-ta kampionale mes dy skuadrave, që kanë zhvilluar edhe shtatë përballje në Kupën e Kosovës.

Kjo është përballja e parë kampionale për sezonin 2023/24.

Drita ka bilanc më të mirë sa i përket ndeshjeve kampionale, ku ka marrë 16 fitore, 16 herë kanë përfunduar ndeshjet pa fitues dhe 12 fitore ka Gjilani.

Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës:

– 1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
– 2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rezultat zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luante);
– 2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
– 2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;
– 2003/04: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani bojkotoi Superligën;
– 2004/05: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani ishte në ligen e parë;
– 2005/06: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
– 2006/07: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
– 2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
– 2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
– 2009/10: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligen e parë;
– 2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
– 2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2
– 2012/13: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
– 2013/14: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
– 2014/15: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
– 2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
– 2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
– 2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1
– 2018/19: Gjilani – Drita 1-0, Drita – Gjilani 3-1, Gjilani – Drita 0-0
– 2019/20: Gjilani – Drita 0-1, Drita – Gjilani 2-0, Drita – Gjilani 0-2
– 2020/21: Drita – Gjilani 0-0, Gjilani – Drita 2-3, Drita – Gjilani 2-0, Gjilani – Drita 1-1
– 2021/22: Drita – Gjilani 0-2, Gjilani – Drita 1-0, Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0
– 2022/23: Drita – Gjilani 4-1, Gjilani – Drita 1-1, Drita – Gjilani 1-0, Gjilani – Drita 1-1

Ndeshjet mes dy skuadrave në kampionat:

Drita: 16 fitore
Gjilani: 12 fitore
Barazime: 16 ndeshje

Dy ekipet rivale të qytetit të Gjilanit janë përballur edhe në kuadër të Kupës së Kosovës, ku edhe aty bilanc më të mirë ka Drita.

Përballja e parë në Kupë ishte në ndeshjen gjysmëfinale të edicionit 1999/2000, ku Drita fitoi me rezultat 1-0.

Rivalët e qytetit kanë luajtur në kuadër të Kupës së Kosovës edhe një finale, atë të edicionit 2000/2001, ku koha e rregullt përfundoi 1-1, derisa Drita pas penalltive fitoi 6-7 dhe mori trofeun e Kupës.

Në total dy ekipet janë përballur shtatë herë në garat e Kupës së Kosovës, ku pesë fitore kanë bardhekaltërtit dhe dy të tjera kuqebardhët.

Historiku i derbit në garat e Kupës:

1999/00: Gjysmëfinalja:
Drita-Gjilani 1:0
Gjilani-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasi që Drita lëshoi fushën e pakënaqur me gjykim)

2000/01: Finalja:
Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt u mbyll 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)

2001/02: Gjysmëfinalja:
Gjilani-Drita 1:0
Drita-Gjilani 2:1

2007/08: 1/8 e finales:
Drita-Gjilani 1:0

2013/14: Çerekfinalja e Kupës
Gjilani 1-3 Drita

Statistikat në përballjen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit:

Drita: 5 fitore
Gjilani: 2 fitore

Vetëm dy ndeshje miqësore në histori të derbit

Drita dhe Gjilani kanë zhvilluar vetëm dy ndeshje miqësore pas luftës.

Ndeshja e parë u zhvillua në vitin 1999, vetëm pak javë pas çlirimit të qytetit të Gjilanit, por aty u pa rivaliteti i madh mes dy skuadrave.

Mijëra tifozë ishin mbledhur në shkallët e stadiumit në Gjilan, derisa ndeshja përfundoi 1-1, por pas penalltive Drita fitoi me rezultat 4-3.

Ndërkohë ishte viti 2014, kur dy ekipet u përballën edhe në turneun memorial në nderim të legjendave të Dritës, ‘Bezi-Raci-Reshi’, ku Drita fitoi në finale pas ekzekutimit të penalltive 3-1, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 0-0.

Ndeshjet miqësore:

1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)
2014: Drita – Gjilani 3:1 (koha e rregullt, 0-0, pas penalltive 3:1 për Dritën)

Në total derbi i qytetit të Gjilanit është zhvilluar 47 herë mes kampionatit, Kupës dhe ndeshjeve miqësore.

Drita ka bilanc më të mirë me 21 fitore, derisa Gjilani ka triumfuar 14 herë e 12 herë të tjera skuadrat janë ndarë baras. /Telegrafi/

Share This:

Tags: Drita Gjilani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

Lajm i trishtë! Ndërroi jetë Driton Aliu,

27 January 2026
Futboll

Garë shumë e fortë për Këpucën e

27 January 2026
Uncategorised

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, shfaqje që

27 January 2026
Lajme

Bashkimi Evropian dhe India nënshkruajnë marrëveshje historike

27 January 2026
RELATED Stories for you
Futboll Lajme Sport

Drita me start fantastik në 2026, fiton

25 January 2026

Drita e ka nisur me trofe vitin 2026, pasi ka mposhtur Prishtinën në Superkupën

Futboll Lajme Sport Superliga e Kosovës

Të dielën zhvillohet Superkupa e Kosovës, në

23 January 2026

Kampionia e Kosovës në futboll Drita dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, të

Futboll Sport

Drita vs Celje – entusiazëm në dy

16 January 2026

Drita vs Celje, shorti përcakton rivalët – entusiazëm si te Drita dhe te Celje:

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.