Saturday 25 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e Ploiestit në Rumani

Shkruan: Timo Merkuri – POEZIA QË KËRKON MIKUN

Alarm për stuhi në Kosovë: Ministria apelon të shmangen lëvizjet e panevojshme

Paralajmërim për stuhi të forta në Kosovë, IHMK aktivizon nivelin portokalli

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte në rrezik nga një stuhi ekstreme: Bow Echo

 Curri | “Ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë – mbështetja e tifozëve jetike”
Lajme

Curri | “Ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë – mbështetja e tifozëve jetike”

22 November 2025 0 Comment 5 min read

AA

Komunikat pwr shtyp e SC Gjilani, nga konferencae kryetrajnerit Debatik Curri.

Debatik Curri është shfaqur në konferencë për media në prag të sfidës kampionale ndaj Ferizajt, derisa ka vënë në fokus vazhdimësinë e rezulteteve, e cila është determinuese për objektivin e klubit.

Shefi i shtabit teknik ka potencuar që dueli ndaj Ferizajt nuk do të jetë aspak i lehtë, por një provë e vërtetë për të besuarit e tij, ndaj dhe ka kërkuar edhe mbështetjen masive të tifozëve për duelin e së dielës.

“Normalisht na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, duke ditur faktin që ky edicion në Superligë ka dëshmuar që është vështirë të luash përballë çdo kundërshtari. Kemi patur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen dhe besoj që do të japim maksimumin nga i pari deri te i fundit. Shpresojmë të kemi vazhdimësi pas ndeshjes në Malishevë dhe të ngritemi aty ku na takon edhe si klub”.

Ndeshja e dytë ndaj Ferizajt?!

“Ky ekip është i ndërtuar për të konkuruar për pjesën e epërme të klasifikimit dhe besoj që çdo futbollist e ka kuptuar që në çdo ndeshje futemi për ta fituar atë. Ferizaj është një skuadër e vështirë për ta mposhtur me individë që mund ta bëjnë diferencën dhe këtë e kanë dëshmuar edhe në ndeshjen e kaluar. Besoj që detajet dhe momentet se kush arrinë ti shfrytëzojë do ta fitojë edhe ndeshjen”.

Mungesat?!

“Gjithë futbollistët janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme, përveç Robert Rrahmanit, i cili tash e një kohë është në proces të rikuperimit nga dëmtimi. Më gëzon fakti që Oltion Bilalli ka filluar të marrë veten dhe shpresoj që do të na ndihmojë shumë, pasi që është futbollist që gjithmonë më ka pëlqyer edhe në kohën kur nuk kam qenë trajner i Gjilanit. Gjithë ata futbollist të cilët do ta kenë mundësinë në këtë përballje për të luajtur do ta japim maksimumin për ta fituar ndeshjen”.

Kontinuiteti?

“Ne nuk duhet të vetëkënaqemi, pavarësisht rezultateve të cilat i marrim ndaj kundërshtarëve të caktuar. Ne duhet të luajmë me përkushtim maksimalisht dhe rrespekt për çdo kundërshtar, sikurse të jetë ndeshja e fundit. Ndeshja ndaj Dukagjinit është një mësim për neve, pavarësisht që kemi dominuar gjithë ndeshjen. Ne jemi të vetëdishëm për këtë gjë dhe kemi punuar që këto ndeshje të mos përsëriten”.

Mbështetja e tifozëve?

“Së pari u uroj 26 vjetorin “Skifterave” si tifo grup. Edhe kur nuk kam qenë në klub ua kam patur lakmi që gjithmonë kanë qenë të organizuar dhe në mbështetje të klubit. Normalisht për çdo skuadër, ashtu edhe për ne është më e lehtë të arrihet te suksesi për shumë arsye. Besojmë që me përkrahjen e tifozëve dhe numrin sa më të madh të tyre ne të arrijmë te suksesi”.

Share This:

Tags: Debatik Curri SC Gjilani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

25 July 2026
Arte tjera

Rita Ora emocionon mijëra fansa në Vjenë,

25 July 2026
Lajme

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës

25 July 2026
Sport

Boksieri shqiptar para meçit me Joshuan: Jam

25 July 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Përgatitjet hyjnë në fazën më intensive

8 July 2026

Sport Club Gjilani njofton opinionin dhe tifozët se, me fillimin e javës, ekipi i

Futboll Sport Superliga e Kosovës

SC Gjilan, KOMUNIKATË ZYRTARE | Hamdi Namani

3 July 2026

Klubi ka zyrtarizuar transferimin përfundimtar të futbollistit Hamdi Namani, i cili pas një periudhe

Futboll Lajme Sport

Zyrtare: Shqiprim Taipi largohet nga Gjilani

22 June 2026

Klubi kuqe-bardh njofton përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin, duke e falënderuar për kontributin dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.