Saturday 13 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të shtunën, 13 shtator 2025

“Bashkë për komunat”, “Ma mirë për komunën”, “Kosova përtej”, “Dritë për komunat”, sloganet e partive

Osmani kërkon unitet politik: Ruajtja e aleancës me SHBA është përgjegjësi kombëtare

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës,

Filloi Klubi i Librit në Kamenicë

Kamenica përzgjedhet në iniciativën evropiane për internet publik falas

𝗡joftim nga FC Prishtina: Biletat për ndeshjen FC Prishtina – FC Drita dalin në shitje

Ansambli “Gjilani” përkujton ish-drejtorin, Nehat Ferati – Sneki

Ilir Poroshtica, ish kandidat për kryetar të Gjilanit nga Lista “Guxo”, është tërhjekur nga gara!

U mbajt mbledhje përkujtimore për profesorin Nexhat Rexha

 Çmimet “Nobel” për Letërsi – Politike, pjesë e shkëputur nga: “Wall Street Journal”
Kulturë Letërsi

Çmimet “Nobel” për Letërsi – Politike, pjesë e shkëputur nga: “Wall Street Journal”

4 September 2023 0 Comment 6 min read

AA

Ju mund të mos e dini, por i përkisni klubit ku bëjnë pjesë edhe Leo Tolstoy, Henry James, Anton Chekhov, Mark Twain, Henrik Ibsen, Marcel Proust, Joseph Conrad, James Joyce, Thomas Hardy, Jorge Luis Borges dhe Vladimir Nabokov.

Klubi është i Jo-fituesve të Çmimit Nobel për Letërsi, shkruante në një koment në “Wall Street Journal”, shkrimtari Joseph Epstein. Të gjithë këta shkrimtarë të mëdhenjë autentik, të cilët ishin akoma gjallë kur jepej çmimi, nuk e fituan atë, shkruan autori duke shtuar se “mbase është më i mirë klubi ynë i vogël, se sa ai që përbëhet nga ata që kanë fituar “Çmimin Nobel për Letërsi”.

Aty përfshihen anëtarët si Sully Prudhomme, Bjornstjerne Bjornson, Frederic Mistral, Giosue Carducci, Paul Heyse, Carl Spitteler, Grazia Deledda, Herta Muller e Tomas Transtromer.

–          A do të jetë bota e letërsisë më e mirë pa Çmimin Nobel në Letërsi? 

 Sigurisht se as më e keqe nuk do të ishte, meqë dhënia e çmimit nuk po përcakton një standard të vërtetë të prodhimit letrat, dhe as nuk po e rritë prestigjin e vetë letërsisë, theksohet në artikull. 

 “Unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë për ta eliminuar atë, përveçse për ta bërë qesharak duke ua dhënë njerëzve më pak meritorë sesa ata që e kanë fituar atë në të kaluarën. Një listë e kandidatëve të tillë nuk duhet të jetë shumë e vështirë të hartohet. Një e imja do të dukej me në krye Bob Dylan, Joyce Carol Oates dhe Salman Rushdie. Dyshoj se do të keni ndonjë problem që edhe ju ta hartoni listën tuaj”, shkruan në fund autori Joseph Epstein.

–          Hostoriki i çmimit “Nobel” për letërsi (Burimi: Wikipedia)

Shkencëtari suedez, Alfred Nobel në testamentin e tij të vitit 1895, ndër pesë çmimet që duhet të jepeshin, përcaktoi një çmim për letërsinë, për personin që në këtë fushë krijon “veprën më të mirë në një drejtim ideal”.

Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë, sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademia Suedeze. Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres, “jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”.

Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi t’u jepej veprave të botuara “në vitin paraprak”, duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse “rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë”.

Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti. Sipas rregullores, të drejtën për të emëruar e ka Akademia Suedeze si dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të në bazë të themelimit dhe të qëllimit. Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë. Një amandament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: “profesorët e letërsisë dhe filologjisë në universitete dhe kolegje universitare”.

E drejta për të emëruar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel dhe “kryetarëve të shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre.

Statuti, po ashtu, përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit “për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve”, si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhej të mblidhte një koleksion substancial të letërsisë moderne.

Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi shpallet çdo vit më 10 tetor./TV Gjilani – Xh.V./

Share This:

Tags: Nobel
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Njoftime

Hapësirë e sponsorizuar: 140 – Ardian Foniqi,

13 September 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 13

13 September 2025
Lajme

“Bashkë për komunat”, “Ma mirë për komunën”,

13 September 2025
Lajme

Osmani kërkon unitet politik: Ruajtja e aleancës

12 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Aktivistët që mbrojtën Vjosën fitojnë Nobelin e

22 April 2025

Në ceremoninë e organizuar këtë të martë në nder të tyre, në Opera House

Kulturë Letërsi Librari Opinione

Shkrimtarja koreanojugore u shpall fituese e Çmimit

11 October 2024

Han Kang, autore e romanit të shumëshitur Vegjetariania, fitoi Çmimin Nobel në Letërsi, autorja e parë

Lajme

Vdes në moshën 100-vjeçare, nobelisti më i

26 June 2023

John Goodenough, fituesi më i vjetër i çmimit Nobel në botë, i cili luajti

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.