Friday 3 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Delegacioni i PH Zug vizitoi shkollat fillore në Gjilan ku u njohën me praktikat mësimore

Kuvendi jofunksional, njohësit paralajmërojnë pasoja serioze

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos

Elon Musk, i pari në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026

Ja cilat do të jenë 3 pojektet kryesore të Pogragjës, në Qeverisjen e Arbër Ismajlit

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së në Kosovë del me njoftim sa i përket

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore

Alban Hyseni: Po shtrëngojmë shumë duar, sepse kemi punuar me nder e dinjitet

UKZ mirëpret delegacionin e PH Zug

 Cilat janë ushqimet më të mira për jetëgjatësi?
Shëndeti

Cilat janë ushqimet më të mira për jetëgjatësi?

3 October 2025 0 Comment 7 min read

AA

Shumë njerëz kërkojnë një “formulë magjike” për jetë të gjatë, por sipas ekspertëve, sekreti fshihet te ushqimi dhe aktiviteti fizik.

“Nëse doni të jetoni më gjatë, përmirësoni ushqimin tuaj dhe filloni të lëvizni më shumë”, ka thënë doktoresha Linda Shiue, interniste dhe drejtoreshë në Kaiser Permanente, San Francisko, ka shkruar HuffPost.

Sipas saj, nuk ka nevojë të jeni perfektë, por është e rëndësishme të hani “ushqime në gjendjen e tyre natyrale, si drithëra integrale, perime, fruta, peshk, vezë dhe arra”, duke i zëvendësuar me ushqimet e përpunuara, si buka e bardhë dhe produktet me shumë sheqer.

Ekspertët tregojnë disa nga ushqimet që duhet t’i fusim në shportën tonë të përditshme:

Perimet

Brokoli, lakra jeshile (kale), lakra brukseli dhe lakra e bardhë janë “superfuqi” për jetëgjatësi.

“Këto perime janë të pasura me fitonutrientë kundër inflamacionit, kancerit dhe plakjes. Janë gjithashtu burim i rëndësishëm i magnezit dhe folatit, një vitaminë B që ndihmon në rregullimin e gjeneve të jetëgjatësisë”, ka thënë doktori Mark Hyman, drejtor ne UltraWellness Center në Massachusetts
Ai sugjeron që rreth tri të katërtat e pjatës të mbushen me këto perime.

Peshqit e yndyrshëm

Salmoni, sardelet, skumbria dhe harenga ofrojnë proteina cilësore dhe acide yndyrore omega-3.
“Të hash salmon dy herë në javë ul rrezikun e sulmit në zemër, aritmive, presionit të lartë të gjakut dhe goditjes në tru”, shpjegon Hyman.

Drithërat integrale

Një studim i Harvard School of Public Health tregoi se ato ulin kolesterolin e keq (LDL), trigliceridet dhe tensionin e gjakut. Po ashtu, ulin rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet tip 2 dhe disa lloje kanceri.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit

“Vetëm gjysmë luge çaji vaj ulliri ekstra i virgjër në ditë ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, neurodegjenerative, respiratore dhe kanceri”, ka thënë Hyman.

Frutat e malit

Me indeks të ulët glikemik, ato nuk shkaktojnë rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

“Janë të pasura me antioksidantë që riparojnë qelizat, përfshirë ato të zemrës”, ka theksuar Shiue.

Turshitë, si lakra dhe të tjera përmbajnë baktere të dobishme për zorrët.
“Shëndeti i mirë i zorrëve është thelbësor për imunitetin, uljen e inflamacionit dhe jetëgjatësinë”, thotë Hyman, duke sugjeruar të fillohet me një porcion në ditë.

Arrat dhe farat

Bajamet, arrat braziliane, farat e lulediellit dhe të kungullit ndihmojnë në uljen e dhjamit të brendshëm dhe përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

“Arrat janë ndër të preferuarat e mia, sepse përmbajnë omega-3 me bazë bimore, po aq të dobishme sa ato të peshkut”, ka shpjeguar doktoresha Florence Comite, themeluese e Comite Center for Precision Medicine and Healthy Longevity në New York.

Kosi natyral

Pa sheqer të shtuar, i pasur me proteina, kalcium dhe magnez.

“Kosi grek është më i pasur me GABA, një neurotransmetues që relakson trupin, ul stresin dhe përmirëson gjumin”, ka shtuar Comite.

Çokollata e zezë

“Ka më shumë antioksidantë se edhe boronicat, një tjetër super-ushqim për jetëgjatësi”, ka thënë Comite. Studimet tregojnë se ndihmon trurin, kujtesën dhe gjendjen shpirtërore. Rekomandohet çokollatë me të paktën 75 për qind kakao.

Legumet

Thjerrëzat, qiqrat, bizelet dhe kikirikët janë burim i mirë proteinash dhe fibrash.

“Stabilizojnë sheqerin në gjak, ulin nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak dhe ulin rrezikun për kancerin e zorrës së trashë”, ka shpjeguar Shiue.

Domatet

Të pasura me likopen dhe vitaminë C, ato ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe forcojnë imunitetin.

Share This:

Tags: Ushqimi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet e

3 October 2025
Shëndeti

Cilat janë ushqimet më të mira për

3 October 2025
Lajme

Delegacioni i PH Zug vizitoi shkollat fillore

3 October 2025
Lajme

Kuvendi jofunksional, njohësit paralajmërojnë pasoja serioze

3 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme Shëndeti

Ushqimet që ju ndihmojnë të flini

14 February 2024

Nëse keni ndonjë problem me gjumin, për fat të mirë ka disa ushqime dhe

Lajme Shëndeti

6 sekretet për jetë të gjatë dhe

13 June 2023

Nuk është më një sekret se regjimi ushqimor dhe stërvitja janë çelësi për të

Lajme Shëndeti

Shkencëtarja paralajmëron që “iftari mos të mbarohet

2 April 2023

Prof. Dr. Gülbanu Canbaloğlu thekson se mes imsakut dhe iftarit ka një periudhë prej

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.