Cigania me sy jeshil – tregim nga Aleko Likaj
E quanin Fikiri. Nuk ishte fort i gjatë. Esmer, mustaqedirsur që i harkoheshin nën cepat e buzëve. S’kishte mbushur as të 19-tat. Vetullzi. Arixhi nga ata të Elbasanit që jetojnë tek “Ura e Bakallit”.
Prej dy muajsh “sodiste” krejt veriun e kontinentit pas zbritjes nga gomonia atje në Brindisin e largët. Kishte kaluar sa tek njëri shtet, tek tjetri. Por gjaku i arixhiut është i çuditshëm. E ndjen erën e tij qindra kilometra larg kur është fjala për të gjetur një mike. Nuk mund që të bëhej ndryshe. Kështu i ndodhi edhe Fikiriut tonë që nuk dinte se ç’të bënte kësaj Europe pas odisesë së mbritjes këtu me trena. Por të “shkuara e të haruara”, kështu e ngushllonte veten ndërsa sorrollatej pa asnjë punë e pa asnjë shpresë ku sot e ku nesër.
Nuk kishte mundur që të niste një punë, ndonëse pasi la Gjermaninë sipas një këshille të një shqiptari që kishte takuar rastësisht në Këln, këmbët e kishin sjellë në një prej vendeve të ulta, Hollandë. Gati një “vrap pele” nga Gjermania, pasi kufiri që i ndan në fakt nuk ekziston, e njeriu e ka gati të pamundur që të orientohet nëpërmjet kësaj hapsire, që jeshilon edhe në dimërat e acartë që nuk janë të paktë në këto anë. Fikiriu preferoi veriun e këtij vendi, pasi atje i kishin thënë se kishte një port shumë të madh pranë një qyteti si Roterdami, një deti të trazuar, dhe që mund të gjesh punë. Mbase këtu do ta realizonte edhe ëndërën e vjetër të refugjatit.
Pranë një qendre banimi në periferi të këtij qytetit të stërmadh e gati pa kufi midis hapsirave blu e jeshile, syu i zuri një arixheshkë të vogël, që nga shtati nuk ishte se kushedi çfarë. Gjë e zezë, rrumbullake e topolake si gjithë fisi i saj në këtë botë. Ama, për Fikiriun tonë, zemra “tang e në vend”. Arixheshka kishte sy të bukur e të jeshiltë me formë si të bajames. Kjo ishte e vetmja shigjetë që të plagoste, duke të hedhur siç thotë shkodrani, “dekun e në dhe”. Por Fikiriu që nuk kishte shumë eksperience nga kjo anë, ndonëse moshatarët e tij kishin nga dy fëmijë atje në komunitetin e tij të largët, në krahun e majtë të rrugës që të çon për në Korçë, nuk ra menjëherë “drejt e brenda”. Në fillim, ca nga ndrojtja e turpi, e ca se ishte në dhe të huaj, priti rastin kur “sy jeshilja” u shkëput disa metro larg nga komuniteti i saj, pranë një qendërrethore rruge që kryqëzonte lëvizjen në një prej lagjeve lindore të hyrjes së qytetit të madh e të zhurmshëm, e i ndaloi djalit tek këmbët.
Në fillim i foli hollandisht.
Tjetri nuk u përgjigj.
Pastaj gjermanisht.
Fikiriu heshti.
E përshëndeti anglisht.
Djali Rrinte ftohtë;
– Mos jeni francez?
Fikiriut nuk i lëvizi qerpiku
– At’here, spanjoll.
Djali mori frymë thellë, pasi e ndjeu veten keq.
– Ju doni të thoni që nuk jeni as edhe Italian?
Arixhiu i Elbasanit tundi kokën në shenjë mohuese
Vajza plasi. Pastaj sikur të ishte kujtuar për diçka, i hodhi një vështrim të shpejtë në fytyrë ezmerit me mustaqe të dirsura. I foli në gjuhën e tyre që është pothuajse e njëjtë në të gjithë rruzullin. Me atë merret vesh kjo racë me origjinë nga jugu i Azisë
Djalit i ra një ngjyrë tjetër në fytyrë që anonte nga e kuqia e ndezur.
…E gjetën gjuhën shpejt. Vajza që nuk i kishte mbushur as të 16-tat, kaq pranë i u duk Fikiriut si një statujë me gjoks të ngritur, ku dalloheshin lehtë dy thithkat e kuqe nën sutjena nga një bluzë verore gati e tejdukshme. Djali u ndez shpejt. E kapi për dore dhe ja përkëdheli atë midis dy shuplakave të tij, që në atë çast dridheshin nga një ndjenjë e brendëshme nën një frymëmarrje të çregullt.
– Do të vish me mua – tha ai
– Ku ? – pyeti arixheshka e vogël
– Bota është shumë e madhe dhe ka vend që të jetojmë edhe ne të dy, përgjithmonë.
– Si?. Përgjithmonë-ë-ë?
– Përgjithmonë. – tha arixhiu i Elbasanit
– Po unë kam babain. E njeh ti atë? Eshtë i pari i gjithë ciganëve këtu e në Gjermani. Shet televizore
– Po babin tim e njeh ti? pyeti 19 vjeçari nga Shqipëria.
Vajza ngriti supet.
Edhe ai është industrialist i madh. Ka shume uzina në të gjithë Europën.
– Ç’farë tipi e ke makinën ti?
Tjetri u vu në hall. Kroi kokën duke mos i a ndarë sytë arixheshkës me sytë jeshile, e në formën e bajames. Ajo i rrinte përballë si një nimfë, e guximshme, e me një lloj krenarie që shkonte përtej moshës së saj. Dukej e sinqertë, por edhe e përkëdhelur njëkohësisht.
– Më pëlqen që të jem sportiv – i u përgjigj djali pa ditur se ku ta çonte këtë herë vështrimin e tij, por edhe për t’i u fshehur pyetjes së vajzës që në fakt po e turbullonte që nga çasti i parë kur i u shfaq ajo.
– Ah! domethënë është e hapur. Edhe mua më pëlqen kështu, pasi jam mërzitur me benzin tim, me të cilin udhëtoj gjithmonë e shoqëruar sepse nuk më lejohet vetëm.
Nuk mund që rrezistonte më djali. E tërhoqi lehtë, pasi dorën e saj e kishte aty midis pëllëmbëve të tij, e ajo u hutua në çast. Në një moment të vetëm u pengua e u mbështet në gjoksin e mustaqe dirsurit. Ky nuk e zgjati hiç, por i vuri buzët në buzët e saj duke e mbledhur pas vehtes. Tjetra ndjeu se nuk mund të merrte më frymë e u përpëlit si një zog bore i plagosur. Por Fikiriu nuk e lëshonte, sepse buzët e arixheshkës i u dukën të ëmbëla e me aromë.
– Ç’na qenke ti… – bëri vajza si e zënë në faj. Por arixhiu i Elbasanit e tërhoqi përsëri lehtë e kësaj rradhe u vu në rrugë. Vajza me sy jeshil e ndoqi pas, po pa e kuptuar se si i hodhi ato hapa. Si me magji në këmbët e tyre u ndodh një urban, dhe autobuzi për një çast ç’fryu ndërsa hapi derën vetëm një metër para djalit e vajzës cigane. Pastaj u nis, e arixheshka pa në xhamin e fundit të autobuzit një grua e tre katër gra të tjera që thërrisnin e luanin duart nga ata. Dalloi nënën, e për një çast i erdhi keq për të që pandehte se i a rrëmbyen vajzen “Bobo çdo të bëhet tani” mendoi 16 vjeçarja, dhe kuptoi që do të alarmoheshin që të gjithë. Mbase do të lajmërohej edhe policia. “Po ky nuk po më rrëmben”, dhe hodhi sytë nga djali që i u duk tashmë se e kishte pronën e saj, si ato punishtet e të atit në Gjermani, që ajo ishte mësuar ti quante, thjeshtë fabrika.
– Ku po shkojmë? – pyeti vajza . Ajo tani mund të thoshte ” Ku po me çon?” por nuk guxoi ta bëje këtë pyetje, pasi kjo ikje nuk i u duk si rrëmbim. Kuptoi se po ndjente shumë për këtë djalë që i u duk në vështrimin e parë i bukur, e krejt ndryshe nga djemtë e fisit të saj që kishte njohur nëpër europë. Edhe zemra po i rrihte ndryshe. Herë skuqej e herë i hidhte ndonjë shikim vjedhurazi si e zënë në faj. Po kuptonte se kishte në krah një njeri që po e bënte të ishte një vajzë e veçantë dhe e turpëshme, jo çamaroke si kishte qenë deri më tani duke trazuar gjithçka në kampingun cigan, që në fakt përbëhej kryesisht nga njerëz të një gjaku e gjinie Më me të shumtit ishte kushërij. Fkiriu i qeshi ëmbël dhe e ledhatoi me gjuhë pas veshit. Vajza fërgëlloi nga dashuria. I u ngjit pas trupit e kërkoi buzën e tij pa u ndrojtur aspak nga tre a katër pasagjerë që rrinin si të përhumbur andej nga mezi i autobuzit urban. Por arixhiu i Elbasanit nuk u medysh fare. I a rroku kokën e vogël e të bukur, të stolisur me një karficë të qarkuar me disa gurë të vegjël e të ndritshëm, dhe vuri buzët e tij përsëri mbi buzët e saj, ashtu siç kishte bërë një çast më parë. Të dy ndjenë zemrat që trokisnin fort në karaharore. Nuk ishte si e para. Madje vajza kujtoi se i ishte rrëmbyer ajo puthje…
Dali e zbriti sy jeshilen nga urbanin pas nja gjashtë stacioneve, e bëri andej nga porti i qytetit ku dallohej lehtë një sipërfaqe e madhe e gjelbëruar, me parqe të shumtë pranë njëri tjetrit.
– Po shkojmë në port?- pyeti sërish vajza pasi kuptoi që kishte zbritur në trotuar pranë një stacioni që i u duk fare i shkretuar .
– Vërtet. Jo tamam aty pasi ai është pronë e babait tim. Këto ditë ka shkuar në Australi për bisneset e tij.
– Uaaa! – bëri arixheshka, e u çel në fytyrë duke vënë pëllëmbën përpara gojës së saj të vogël.- Nuk e kam vizituar ndonjëherë. Sa interesant. Kam kaluar edhe pardje atje, kur erdhëm…
Djali nuk e bëri dysh. Dredhoi për në një rrugicë të gjelbëruar, e u fut në një park që i u duk i harlisur. Një lumë i improvizuar ku notonin rosa të bardha, disa lloje patash e mjelmash që qarkohej nga një bar i dendur e i rrafshtë, i u duk Fikiriut, pejsazhi më interesant që kishte parë ndonjëherë pas mbritjes në këtë qytet dy ditë më parë. Pesë varka me njerëz e një me motor e tendë që vozitnin në të gjithë hapsirën ujore. Djalit i u duken si një gjetje orgjinale për të kaluar aty kohën e lirë. Mbi një urë me konstruksione të harkuar mbi lumin e parkut, disa fëmijë thërmonin bukët e thata, duke i u gëzuar peshqeve që nxitonin të bënin akrobacira mbi sipërfaqen e lëmuar të ujit, në garë për të fituar ushqimin. Por arixhiu i Elbasanit as që i a fërshëlleu asaj ane. Xhepat i kishte bosh për të plotësuar tekat e një vajze për ta qerasur, ashtu siç bëjnë të saponjohurit, e të dashuruarit. Këmbët i çuan të dy ciganët në fund, ku derdhej një sasi uji si një katarakt i vërtetë, për lumin e lundrueshëm në qendër të parkut. Djali vendosi që të ulej në një prej shkëmbijve të improvizuar aty, së bashku me miken e re që i foli në shtatë gjuhë, edhe pse dukej “vetëm një pëllëmbë”, e ishte aq e re. Vajza nuk po drejtpëshohej aty mbi shkëmb, ndërsa hidhte hapat e vogla. Po kjo nuk zgjati shumë. Fikiriu që dukej krejt i shpërqëndruar, pasi e pushtoi ciganen, e tërhoqi drejt një guve prapa krahëve, që dukej si një imitim i një mikroshpelle, pa e çarë më kokën se mund të shihej nga një pozicion pak më lartë, nga krahu i djathtë. Ndërkohë përreth, u dëgjua një sirenë policie, por që të krijonte përshtypjen e një rastësie që nuk kishte të bënte me personazhet e rrefenjës sonë .
“Sy jeshilia” që ndjeu pas në kurriz dhëmbëzat e një shkëmbi, i u hodh ciganit si një tigëre e vërtetë. Ndërsa ai menjëherë e vuri nën pushtetin e dy duarve që e mbërthyen si ganxha. Ajo dridhej. Esmeria zgjati dorën poshtë tek rripi i pantallonave të njeriut që shijonte sërish buzët e saj të njoma, dhe tentoi këtë herë që të gjej tokëzën. Një çast më pas e zbërtheu atë. Pastaj vendosi të dy shuplakat në kraharorin e djaloshit, ashtu si në skenat e filmave që kishte parë. Lëroi dy sumbulla të këmishës. Tjetri që dukej se po e sodiste me një ndjenje të çuditëshme, u kujtua se duhej që të zhvishej vetë një orë e më parë. Matematika e ndjenjave kërkonte tashmë një përqëndrim tjetër. Vajza fërfëllonte si një thëllënxë një hap pranë tij. E rrëmbeu përsëri dhe duart rrëshqitën poshtë mezit. Prekën diçka të butë që një çast më vonë u gjend në fund të këmbëve të vajzës së re lozonjare. Hodhi sytë përreth dhe e mbështeti tashmë pas një pllakë të pjerët metalika, që ngjasonte me një mermer të vërtetë dhe të shkruar. Ishte ndoshta, dhe historia e shkurtër e vetë atij masivi shlodhës të gjelbërt, në këtë anë të Roterdamit të bukur, hollandez. Ndofta e një dekade më parë.Të dy krahëqafë u pështetën, dhe pastaj, si gjithë çiftet e kësaj bote mjerane, jetuan për të parën herë në jetën e tyre, lumturinë dhe ekstazën, që të fal një moment i tillë seksual
Një orë më vonë, ndërsa Fikiriu ishte ulur në një stol, e pas asaj aventure dashurie ndjehej disi i lodhur, duke menduar tashmë se ku do ta fuste kokën për atë natë, pasi nuk njihte këmbë shqiptari aty, sy jeshilja e shtrëngonte fort për mezi, duke e prekur me gishtin tregues në të gjithë pjesët e fytyrës.
– Më ke mrekulluar e më bëre të lumtur. Nuk mund të rri dot më larg teje. Ah! ta dish se çfar kënaqësie më ke dhënë. Jo, jo, nuk ndahem nga ti i dashuri im…Atë punë e bëke mirë, ndonëse unë kam akoma dhimbje…Nuk do t’a haroj kurrë. I miri dhe i bukuri im.
Pastaj vajza e kampingut i tregoi në intimitet, se si portreti i tij i kishte tërhequr vëmëndjen, ndërsa po kalonte mes sheshit pranë qendërrethit në lindje të qytetit të zhurmshëm, e po “vdiste deri sa të gjente një shkak” për të qenë afër tij. ” Një vajzë si unë duhet të jetë e vëmëndëshme përpara një rasti si ky, ” tha me sinqeritet cigania që kishte vënë tashmë kokën në kraharor e djalit
Pak metro më tej, tre policë lëviznin pas disa pemëve në kërkim të ndonjë personi. Fikiriu parandjeu diçka.
– Me siguri mamaja ka njoftuar – tha 16 vjecarja e dashuruar – Ajo me pjestarë të fisit tim duhet të jetë këtej rrotull. Babai është në Gjermani. Me punët e firmës…
– Vërtet, nuk më the se ç’është kjo firmë e televizorëve e babait tënd – tha qetësisht arixhiu nga Elbasani.
– Ka disa vjet që mledh televizorët e prishur, apo të vjetëruar që hidhen në kazanet e plehërave, e pasi sistemon në një magazinë të madhe ,i seleksionon, e i rregullon për ti shitur në vendet e lindjes ku ka sunduar komunizmi si, Bullgari, Rumani, Shqipëri…ku ta di unë. Atje ka pak televizorë me ngjyra. Ka ngritur 10 qendra të mëdha në Gjermani, pranë qyteteve të rëndësishëm, e ka punësuar gati 500 persona që i mbledhin, i sistemojnë. Ka edhe specialistë. Kështu ka bërë edhe këtu në Hollandë, sepse hollandezët i ndrojnë shpesh televizorët.
Fikiriu se ç’ndjeu si një tronditje brenda kraharorit kur dëgjoi emrin e Shqiperisë. Ku ta dinte arixheshka e vogël, se ai që i fali lumturinë para pak çastesh, ishte vërtet, pikërisht nga ai vend i lindjes që merrte televizorët e rregulluar nga babai i saj.
– Këtej, këtej, ja ku janë – thërrisnin si në korr dy njerëz prej së largu, e që vajza në supet e arixhiut të Elbasanit, i dalloi si njerëz të saj nga të afërmit, te cilët banonin në qendrën pranë qendërrethimit ne periferi të Roterdamit.
Ajo që ndodhi pas disa çastesh kur mbriten policët, ishte vërtetë prekëse. Djalit i propozuan që të hypte në një makinë policie, që priste në trotuar, jashtë parkut. Vajza që qante e stërlutej nënës e të afërmëve të saj që ta qetësonin policinë, hypi vete e para në automjet, por njerëzit me uniforma e zbritën. Me lot në sy e ngashërim prej fëmije, u thoshte pa pushim.
– Mos e merrni atë. Ju lutem mos ma ndërprisni këtë ëndër të bukur, të cilën po e jetoj tani. Ai nuk është grabites. As edhe mashtrues, e nuk ka aspak faj. Eshtë djalë i mrekullueshëm dhe bir i pronarit të portit. Mos më bëni të vuaj. Të paktën këtë e kini në dorë. Bëjeni ju lutem këtë për zemrën time të re që po qan me mua.
Arixhinjtë e ardhur me një frymë qendruan për një çast. Zëri lebetitës i 16 vjeçares e të luturat e saj, i bënë që të mos kuptonin se ç’po ndodhte më rreth tyre. Gruaja që ishte në krye të turmës së posaardhurve shqeu sytë, ndërsa dalloi një curil të hollë gjaku që varej në këmbë nga trupi i së bijës. Kafshoi gishtat e pastaj kapi kokën me dy duar, duke lëshuar një klithmë në gjuhën cigane.
– Ja futi moj gra, i poshtëri, ja futi. E gjeti të vogël këtë budallaçkën time. Ajo është grua tani. Ç’do ti them tim shoqit, Ditrihut tani. E kemi ruajtur nga kjo si dritën e syut..Eshtë ende e parritur bukuria e mamasë…
Ra e zalisur në rrugë, ndërsa gratë e tjera që e shoqëronin duke e ndjekur me gjysëm vrapi që nga kampingu, lëshuan klithma e u mblodhën rreth saj. Shumë shpejt u gjet në vend një ambulancë që u shfaq, kur gruaja ende nuk ishte ngritur nga toka. E morën me një barelë, dhe e futën në makinë duke i dhënë ndihmën e shpejtë që aty. Syjeshilja vrapo menjëherë dhe u fut brenda për ti u ndodhur pranë nënës së saj, që ende nuk po reagonte. Ndërsa pas një çasti, mjeti u nis drejt urgjencës së spitalit, grupi i grave të mbetura, e paditën gjermanisht tek dy policë rastin si një grabitje minorenësh. Nga ato që janë me shumice kësaj Europe
Por policia hollandeze si gjithë policitë e kësaj toke bëri të sajën…
Refugjati përfundoi në një prej rajoneve të qendrës së Roterdamit, por policia e këtij shteti e vuri dorën në zemër, dhe rastin e arixhiut të Elbasanit, e trajtuan si një “aventurë me dashjen e vajzës”, e një njeriu pa të drejtë qendrimi në Europë. Sy jeshilja shkeli vetë në rajonin e policisë, duke e bërë të ëmën që të pranoj, e dorëzuar tashmë përballë së bijës, pas dy orësh qendrimi në urgjencë, të pranonte që të paguante edhe gjobën. Pastaj u firmosën një deng me letra e shkresa, të cilat në një farë mënyre i dhanë shpresë se mund që t’i a kthenin njeriun që i robëroi zemrën. Por ato të tjetrat që rrihnin në gjokset e ushtarakëve të rendit, ishin krejt të ftohta, e as që donin t’i a dinin se ç’vuante cigania e ardhur për “wik kend “, së bashku me fisin e saj nga gjermania…
Tre ditë më vonë, Fikiriu vërtetë doli nga ambjentet e policisë, por kësaj rradhe përfundoi në kampingun cigan, ku nuk mungoi kënga dhe hareja. Gjaku e njohu gjakun e tij, dhe festa zgjati pothuajse një javë të tërë. U këndua, u hodhën valle, dhe tavolinat në mes të sheshit ja linin rradhën njëra tjetrës. Por më i lumturi dukej vete babai i sy jeshiles, i cili mbriti me avion brenda ditës, për të dhënë pastaj një shumë markash në policinë e Roterdami,t për njeriun që i robëroi zemrën së bijës . Dhe kjo nuk ishte pak, e ndonjë ngjarje e ç’farëdoshme, por nga ato të rralla, që vetëm një prind mund ti shijoj e të jetoj me çastet e gëzimit të çiftit të ri. Shitësi e pronari i televizorëve të hedhur në Gjermani, kishte edhe një gëzim tjetër të fshehur; këtej e tutje do të kishte mik një krushk me kapital të fuqishëm të dorës së tij, kësaj Europe.
Ditën e tetë Fikiriu me “sy jeshilen”, morën leje tek arixhinjtë e Roterdamit, për të shkuar një vizitë në shtëpinë e dhëndërit, tek krushku i madh, siç u tha në tavolinat e festës ato ditë. Arixhinjtë, përsëri e kthyen në feste, edhe këtë çast e i përcollën me këngë e valle, pije, dhurata, e sigurisht me para nga fitimet e firmës. Çifti me një “Benc Mercedes” të prodhuar dy muaj më parë enkas, sipas porosisë së presidentit të firmës së televizorëve të hedhur, i cili ishte tepër merakçi makinash, fluturoi për në veri të qytetit. Atje ku banonte dhëndëri, pranë portit më të madh të këtij vendi, duke lënë pas një pluhur tymi, përzier me dheun e shkrifët e të thërmuar aty, nga të rrahurat e këmbëve gjatë gjithë ditëve të festës, në këtë kamping ciganesh
Rreth një javë më vonë e vërteta doli në sheshin e kampingut, dhe gëzimi i ciganëve u kthye në një hidhërim të vërtetë, pasi jo vetëm humbën vajzën e tyre, por nuk gjetën më asnjë gjurmë. Policia e këtij vendi po i kërkonte intensivisht në të gjithë rajonin e vendeve të ulta,. Arixhinjtë kishin ngritur plaçkat e ishin vendos sërish në Gjermani, në rrjedhën e jetës së përditëshme, duke i dhënë fund atij “Wik-endi”, që kishte zgjatur rreth dhjetë ditë
– Maskarai – tha pronari i firmës – Erdhi e më mori vajzën për paratë e mija. Ai dukej një kilometër larg që nuk kishte “brekë në bythë”. Nga ata të rrugëve. Por fajin ma ka vajza që ishte e ditura e dynjasë…Përfundoi tek një njeri pa identitet, të cilin nuk mësuam as nga ishte.
Me plagë në zemër, Ditrih Shtajner, cigani që kishte pasur suksesin më të madh të fisit të tij, jo vetëm në këtë vend të Europës, rrokullisi ditët e asaj fund vere me lotë e brengë në vilën e tij, në periferi të Frankfurtit. Asnjë lajm, asnjë shenjë nga e bija, por edhe nga policia hollandeze që kishte marrë përsipër të zbulonte rrëmbimin ” në mes të ditës “. Erdhi vjeshta, e pas shtatorit të lagur me shi, filluan ngricat e para me temperaturat e ulta. Familja Shtajner, po ndjente në këtë sezon një rritje të të ardhurave, për shkak se në treg kishte hyrë një markë e re televizori me ekran të sheshtë për sallat e mëdha, me cilësi tepër të lartë, e kishin filluar zëvëndësimet në shume familje duke i lënë egzistuesit jashte deres se shtepise. Jetonte ende edhe me humbjen e së bijës, të cilën ja “rrëmbyen përpara syve “. Aty nga fillimi i Nëntorit, kur dëbora kishte qarkuar jo vetëm majat e maleve në jug të vendit pranë masivit, në kutinë postare mbriti një zarf pa adresë. Në një faqe të saj, u dallua shumë lehtë shkrimi i vajzës me gërmat e rrumbullakosura, të cilat nxinin në çdo kapak fletoreje të vendosur në një tavolinë nga e ëma në dhomën e saj, pikërisht pas largimit, për ta kujtuar e jetuar me atë. Letra u hap në mbrëmje pasi e zonja e shtëpisë nuk dinte as shkrim e as këndim. Ditrihu që erdhi si zakonisht në orët e vona të natës ,u duk sikur u shkund nga një gjumë i rëndë, e i thellë, e me shpejtësi e përpiu me një frymë. ” Jetoj e lumtur me shokun e jetës sime që është nga Albania. Pres që të behem nënë pas gjashtë muajve. U puth me mall…
– Ç’thotë – tha nëna e vajzës së rrëmbyer
– Do të bëhet së shpejti nënë. Jeton me atë që e mashtroi dhe na mashtroi. Kërkon të na e mbush mëndjen ne, se qenka e lumtur pa asnjë dyshkë në xhep.- Ditrih Shtajner mori frymë thellë, e ndjeu një ngulç në kraharor
– E mira e nënës. Kushedi sa do të vuaj…
– Nuk i a ka fajin askush. Në fund të fundit, kjo është një zgjidhje që e ndërmori vetë ajo dhe duhet që ta vuaj po vetë – tha babai, më tepër për të qetësuar të shoqen e tij. Ndoshta në ato momente i erdhi keq për të parën herë në jetën e tij, që nuk kishte bërë si gjithë ciganët e tjerë të fisit duke pjellur edhe disa të tjerë.
Një javë më vonë, tek dera e shtëpisë u shfaq vetë vajza e “rrëmbyer “, por pa djalin e zemrës së saj. Kur e panë ashtu, që të gjithë kujtuan së më së fundi çapkënia ishte penduar, dhe se kishte ardhur për të jetuar përsëri në gjirin e familjes. “Kam ardhur sa për t’u ç’mallur”, tha vajza që priste të bëhej nënë. Do të jetoj me Fikiriun nga Elbasani i Shqipërise. Me djersën tonë të ballit, ashtu siç e keni nisur edhe ju. Ai është i fuqishëm, dhe do të dijë t’ja bëjë ballë jetës pa ndihmën e askërkujt.”
Arixhijtë nuk deshën më ta lejonin vajzen grua, por ajo u vodh sërish këtë herë pa Fikiriun e dashur, dhe fluturoi një mesnatë të ftohtë fund Nëntori, prag dimri pa hënë, për të shkuar në çerdhen e re familjare. Nuk dihet në se e priste jashtë dere njeriu i zemrës së saj, apo ajo mori rrugët për tu kthyer e vetme në udhët e shumta qe të shpien në Zvicër. Atje ku jetonin prej disa muajsh. Por që nga ajo natë, vajza me sy jeshile, nuk u bë më e gjallë derisa u bë nënë, e lindi një djalë të shëndoshë mbi katër kilogram.
Sidoqoftë që nga ajo natë, Ditrih Shtajner filloi të ketë respekt për njeriun që i mori vajzën si shoqe jete. ” Të paktën qenka shqiptar i ndershëm, e ndryshe nga ato që dëgjojmë në televizor, të cilët i tregojnë njerëz me bisht”, i tha së shoqes . U duk sikur i vuri kapak kësaj plage të hapur në zemër, e në mëngjez nxitoi në një prej noterive të qytetit, për të lënë si testament gjithë pasurinë që konsiderohej jo vetëm në Frankfurt si e rrallë, në emër të çiftit të ri, edhe pse atyre ende nuk u a mësoi dot adresën.
“Nuk di në se bëra mirë apo keq. Ata mbase nuk do të kenë kurrë nevojë për paratë e mija, sepse ai djalë mu duk me karakter, por le të jenë e ti trashëgojnë, pasi unë atë vajzë kam si dritë të syut” , tha presidenti i televizorëve të hedhur në qendër të Europës atë mbrëmje në dhomën e gjumit, shtrirë pranë gruas që i a solli në jetë.
Nuk dihet se si rrodhën ngjarjet më vonë, por Fikiriu së bashku me vajzën që mori për grua, deri pak kohë më parë nuk u bë i gjallë në shtëpinë e ciganit Ditrih Shtajner. Ky i fundit jeton me ndjenjën e një braktisje të krijesës së tij, e padyshim me plagë të thellë në zemër, shtyn ditët pranë biznesit të tij në pritje për ta parë edhe një herë vajzën çapkëne, Fikiriun prej shqipërie, si dhe beben e vogël, për të cilën gëzohet si një fëmijë i haruar pas lodrave fëminore…
Mbase, do te më duhet të ulem edhe një herë, për të rradhitur ngjarjet e mëvonëshme me ciganin shqiptar në veriun e kontinentit, vajzën sy gjelbër, dhe Ditrihun që po çmendet pas largimit të vajzës së tij, që u dhuroi një pasuri të rrallë, por që familja e re nuk i a fërshëlleu. Me sa duket ata u besuan vetëm krahëve e djersës së tyre të ndershme.
Kësaj nuk i dihet…