Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 Çfarë ndodhi mes Sylvinho dhe Brojës 10 ditë më parë në Londër? Trajneri ndjehet i zhgënjyer nga sulmuesi
Uncategorised

Çfarë ndodhi mes Sylvinho dhe Brojës 10 ditë më parë në Londër? Trajneri ndjehet i zhgënjyer nga sulmuesi

15 October 2023 0 Comment 4 min read

AA

Për fat të keq më duhet t’ju jap një lajm jo të mirë dhe t’ju them se Broja nuk do të luajë nesër. Ai ka një dëmtim, një problem… (hesht për disa sekonda)… (psherëtin)… Nuk e ndien që mund të luajë nesër. Ka pasur një bisedë mes doktorit tonë Sensina dhe mjekëve të Çelsit dhe mund t’ju them se lojtari nuk do të luajë. Nuk është stërvitur me ne as dje”, tha ndër të tjera Silvinjo një ditë para ndeshjes kundër Çekisë.

Mirëpo, për shkak të historisë që ka pasur Broja me Kombëtaren shqiptare, përplasjeve të vazhdueshme me ish-trajnerin Reja, disa nga më dyshuesit: ore Broja ishte vërtet i dëmtuar apo jo? Përgjigjja është PO. Sulmuesi ndiente vërtet një shqetësim dhe duke qenë se ai vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe sfilitës, askush nuk ka dashur të rrezikojë. Por a është i kënaqur stafi me Brojën dhe mbi të gjitha me qasjen që ka ai ndaj ekipit? Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se raporti nuk është si me pjesën tjetër të skuadrës. Dhe pikërisht për këtë, shumë gjëra do të varen nga ndeshjet në vazhdim.

PROBLEMET Mund të duken banale, por stafit nuk i ka pëlqyer që Broja ka prenotuar dhomë ngjitur me prindërit e tij në grumbullim. Rregull i brendshëm i stafit të Kombëtares që me sa duket vetëm nga ai është thyer. Së dyti, pranë stafit kuqezi ka zëra që ai nuk e ka pritur mirë lënien në stol. Silvinjo udhëtoi 10 ditë më parë drejt Londrës për t’i paraprirë kësaj situate dhe t’i shpjegonte Brojës që pavarësisht se ishte kthyer nga dëmtimi i gjatë, ai nuk mund ta fuste titullar për shkak se skuadra që fiton nuk ndryshohet. Burime bëjnë me dije se Silvinjo ia ka bërë të ditur se është shumë i rëndësishëm, por në këtë moment nuk mundet që të bëjë ndryshime. Mësohet se Broja nuk ka bërë polemika, por këto fjalë nuk i kanë shkaktuar lumturi, të cilën ai nuk ka ngurruar edhe ta vërë në dukje…

DILEMA PËR TË ARDHMEN Broja është një futbollist i jashtëzakonshëm që mund t’i shërbejë Shqipërisë për 12-13 vitet e ardhshme. Nuk e ka fshehur kurrë egon që ka dhe ndoshta për këtë arsye ka mbërritur në këto nivele. Opinioni publik, media dhe specialistët u rreshtuan krah tij kur Edi Reja nuk e aktivizonte, ndonëse ai ishte vendimtar në pak minuta që luante. Mirëpo situata tani ka ndryshuar dhe Broja, së pari, nuk mund të vërë në një peshore Silvinjon me Rejën. Ky i fundit nuk e aktivizonte titullar sepse nuk ishte i bindur, ndërsa braziliani nuk po e aktivizon sepse nuk mund të “cenojë” një skuadër që po e kualifikon Shqipërinë në mënyrë spektakolare në Europian. Në këtë këndvështrim është mirë që edhe Broja të respektojë jo vetëm vendimet e trajnerit, por të ketë një qasje më “tolerante” edhe kur nuk është i zgjedhur në formacion. Ai është talent absolut, por vendin askush nuk e ka me tapi…

Share This:

Tags: Broja Sylvinjo
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Duka: Projekti me Sylvinhon s’mund të ndalej,

24 July 2024

Gjatë mëngjesit të sotëm, Federata Shqiptare e futbollit ka zyrtarizuar qëndrimin e Sylvinhos dhe

Sport

Kapiteni i FC Drita, Broja flet për

20 July 2024

E vlerësojm shumë ekipin e Breidablik, kemi parë dy ndeshjet që ata zhvilluan ditë

Futboll Sport

Duka-Sylvinhos: Shqiptarët duan të qëndrojnë në Gjermani

27 May 2024

Këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u mblodh Asambleja e Përgjithshme

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.