Çeku pas miratimit të projektligjit për Art dhe Kulturë: Do të vendosim standarde të reja
Pas miratimit të Projektligjit për Art dhe Kulturë nga Qeveria ka reaguar ministri, Hajrulla Çeku i cili tha se kjo është reforma më e madhe që është ndërmarrë ndonjëherë në këtë fushë.
Ai tha se më këtë projektligj do të vendosin standarde të reja.
“Reforma më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë në fushën e kulturës. U miratua në Qeveri Projektligji për Art dhe Kulturë. Me këtë projektligj do të vendosim standard të ri, një politikë kulturore me vizion të qartë zhvillimor”, ka shkruar ai në Twitter.