Sunday 11 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Dizajnerja Rita Hoxha prezanton krijimet e saj në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit

Edhe vazhdimi i 14-të dështim, pasnesër përpjekja e 15-të për konstitituim të Kuvendit

U gjetën motoristët që kishin humbur rrugën afër Shtërpcës, janë shëndoshë e mirë

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt BE-së

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit më të lartë në Botë

Njeriu më i pasur në Kinë dhe si e bëri pasurinë me ujë natyral

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve Isa Jakupi e zet Kallaba

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryekuvendare, bëjë kompromise për Qeverinë, jo për Kuvendin

 “Burrneshat”, shfaqja që “provokoi” debat të gjatë në natën e katërt të Festivalit të dramës “Talia e Flakës”
Kulturë

“Burrneshat”, shfaqja që “provokoi” debat të gjatë në natën e katërt të Festivalit të dramës “Talia e Flakës”

27 January 2023 0 Comment 10 min read

AA

E ideuar dhe konceptuar adekuate për një numër të kufizuar shikuesish, shfaqja “Burrneshat”, tekst i autorit Jeton Neziraj, me regji të Erson Zymberit, e ka karakterizuar natën e katërt të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës”, duke u prezantuar në dy termine të mbrëmjes, në ora 18:00 dhe 20:00.

Dëgjim publik për Planin e Menaxhimit të Mbeturinave 2023-2027

Datë: 15.02.2023

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan

Ora: 10:00

Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit,

Plani i Menaxhimit të Mbeturinave 2023-2027 që do t’ju prezantojmë në këtë dëgjim publik është i një rëndësie të veçantë për komunitetin e Gjilanit, i cili është dokument planifikues – strategjik, që adreson zgjidhjen e problemeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave në nivel lokal.

Qëllimi i Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Gjilanit, 2023-2027, është që të identifikoj dhe ofroj zgjidhje për problemet prioritare për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Gjilanit, duke synuar në një menaxhim efektiv të tyre, duke i vendosur ato në agjendën e institucioneve përgjegjëse dhe duke marrë në konsideratë në mënyrë të vazhdueshme opinionin e publikut.

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në e-mail adresën: mentor.mihovci@rks-gov.net.

Mirë se vini!

Nga shumë veçori të shfaqjes si tërësi “Burrneshat”, ajo që e ka prekur skajshmërisht kërshërinë e shikuesve masiv gjilanas në numër, e të dëshmuar sa e sa herë për një raport të posaçëm e specifik me skenën – padyshim se ka qenë tema e trajtuar, e cila, ashtu siç edhe pritej që do të ndodhte, ka ngjallur debat të gjatë pas përfundimit.

Fabula e dramës paraqet fenomenin e kahershëm, ndonëse të rrallë ndër shtresat e caktuara të shoqërisë shqiptare, ku “Burrneshat” përshkruhen si gra që vendosin të jetojnë si burra, duke evituar deri edhe raportet fizike për një jetë të tillë të zgjedhur nga vet. Ato, për shkak të vendosmërisë insistuese për atë lloj jete, si ‘kundërshpërblim’ të atij vendimi të skajshëm natyral, e i cili nga një kënvështrim fare indiferent mund të përshkruhet edhe si vendim mazohist, në bazë të të cilit vendim ato përfitojnë ca nga privilegjet që u përkisnin vetëm burrave, si pjesë e traditës së mishëruar e skalitur ndër breza në vetëdijen kolektive.

Në fakt, sipas përshkrimit narrativ fillestar të temës vëhet në fokus fenomeni i burrneshave të përbetuara shqiptare, si tërësisht kontradiktor krahas botëkuptimeve, apo si një shikim i botës së “emancipuar dhe civilizuar” krahas asaj “të pacivilizuar”!

Ky fenomen jo rrallë është shfrytëzuar edhe nga medie ndërkombëtare, sikurse edhe nga hulumtuesit e fushave të antropologjisë, sociologjisë, etnografisë etj.

Një lloj intimiteti që këtyre “burrneshave” u ka garantuar akti i të kthyerit në “burrneshë”, krejt përnjëherë u është ekspozuar mediave dhe publikut, i cili nuk u ka sjellur ndonjë përfitim atyre, përkundrazi, në shumë raste janë portretizuar në dritën e primitivizmit dhe si ‘relikte’ të një shoqërie skajshmërisht patriarkale. Ndërsa në anën tjetër, për shumë nga ato gra, të vishesh si burrë dhe të bëhesh “burrneshë” ka qenë një akt emancipues. Ato e lidhnin këtë akt me idenë e “lirisë”.

Më tej, fabula e dramës, e rrjedhimisht edhe shfaqjes së realizuar, përshkruan fokusin e antropologes angleze Edith, pas vizitës në veriun e Shqipërisë, ku takohet me Sose-n, njërën nga pak burrneshat e mbetura shqiptare. Të dyja, pastaj udhëtojnë në Londër, në një seri të prezantimeve publike në London University. Gjatë asaj vizite, Sose bëhet pjesë e një “Queer Performance” që është duke u përgatitur nga Julian, i cili është një drag-queen e njohur e Londrës. Për Sosen takimi me një kulturë kaq të huaj bëhet çështje ekzistenciale.

Shfaqja ka shkaktuar reagime e debate të ndryshme, një pjesë e të cilave janë fokusuar specifikisht në kontekstin e orvatjeve për të ndriçuar fenomenin si tërësi nga aspekti përmbajtësor, kurse një pjesë e panelistëve kanë insistuar për të ndriçuar aspekte tjera, qoftë duke u fokusuar në lojën e aktorëve, çasjen regjisoriale ndaj fenomenit, situatave të krijuara, mizanksenës etj, sikurse edhe në lidhje me një sërë çështjesh tjera, ku gati-gati secili nga ta, në një mënyrë apo tjetër përfundonte diskutimin duke u rikthyer tek tema e tekstit dramatik, apo herë-herë edhe tek shfaqja e inskenuar.

Pa dyshim se kontributi i secilit nga pjesëmarrësit në diskutim, e ka bërë shfaqjen më të qartë e më të afërt me publikun prezentë në pjesën e debateve, e cila është karakteristikë specifike e mbase edhe unike e skenës së “Talia-s…”.

Ndërsa një përshkrim mbase përgjithësues për shfaqjen dhe vet tekstin dramatik, por edhe për lojës e aktorëve, përfshirë strukturën e shfaqjes, muzikën e skenografinë, i ka dhënë kritiku, Josif Papagjoni.

Papagjoni ka bërë më shumë sesa një herë tratativë për të saktësuar idenë fundamentale universela teatrale se drama e personazhit apo personazheve, apo edhe sarkazmi e humori i hollë, si te tragjedia e drama si gjini letrare, ashtu edhe te komedia, nuk kanë ndryshuar asnjëherë që nga fillet, madje nga aktualiteti ynë përgjatë tërë rrjedhës së historisë së krijimtarisë deri tek drama antike.

Në fakt, sipas përshkrimit të mëpastajmë nga autori Jeton Neziraj, u mësua se drama fillimisht është shkruajtur dhe inskenuar për një audiencë krejtësisht tjetër, në Bern të Zvicrës, në maj të vitit 2018, ndërsa për rrjedhën e realizimit skenik të saj foli regjisori Erson Zymberaj, i cili mbanë “vulën” e autorsisë së skenës.

Shfaqja “Burrneshat” është produksioni i parë në gjuhën shqipe i kësaj drame. Më parë ajo është vënë në skenë në gjermanisht, në Zvicër, si një bashkëprodhim i “Forever Production’s”, “Schlachthaus Theater” Bern, Theater winkelwiese Zürich”, “Kleintheater” Luzern dhe “Kellertheater winterthur”.

Në mbrëmjen e pestë, në festivalin “Talia e Flakës” prezantohet shfaqja “Babai dhe babai”, nga Teatri “Integra” me regji të Kushtrim Koliqi, ndërsa “Talia e Flakës” përmbyllet më 28 janar me shfaqjen e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana.

Share This:

Tags: Talia e Flakes 2023
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Dizajnerja Rita Hoxha prezanton krijimet e saj

11 May 2025
Lajme

Edhe vazhdimi i 14-të dështim, pasnesër përpjekja

11 May 2025
Futboll

Sot ballë për ballë Barcelona dhe Real

11 May 2025
Lajme

U gjetën motoristët që kishin humbur rrugën

11 May 2025
RELATED Stories for you
Kulturë

Dhe “Flaka e Janarit”, flakën e artit

29 January 2023

“Flaka e Janarit” në Gjilan ka veshur tashmë petkun e një tradite të bukur,

Kulturë

Teatri Shqiptar i Shkupit prezantohet me shfaqjen

25 January 2023

Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2023”, në natën e dytë ka sjellur

Kulturë Lajme

Talia e Flakës 2023 – Trupat pjesëmarrëse

17 January 2023

Orari i paraparë për Trupat Teatrale pjesëmarrëse me shfaqjet përkatëse në tërësinë strukturore të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.