Bujupi i thotë “JO” Gjermanisë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi e bindi të vesh fanellën e Dardanëve
Talenti kosovar Eliot Bujupi sërish i ka thënë “JO” Kombëtares së Gjermanisë.
Bujupi, i cili është pjesë e klubit Stuttgart, konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj në Gjemani.
Ai ka vendosur të vesh fanellën e Kosovës. Presidenti Ademi kohë më parë takojë Bujupin dhe’ ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Elioti, i cili ka bërë dhjetë paraqitje më Kombëtaren e Gjermanisë, është një prej sulmuesve më përspektiv dhe golashënues i spikatur në Bundesligën U17.
Talenti kosovar është i vendosur për të veshur fanellën e Dardanëve. Ardhja e tij është rezultat i punës së madhe që po bën presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me kordinatorin e Kombëtares, Isa Sadriu.