Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi
Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Francesco Morandi.
Meçi i boksit do të zhvillohet në “BBC Arena Schaffhausen”, në Zvicër, dhe pritet të fillojë rreth orës 20:00 apo 21:00.
Kjo pritet të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishmë të Bakajt për të ecur tutje në majat e boksit.
Amarildo Bakaj është i pamposhtur deri tani, dhe ka një rekord prej 14 fitoreve, kurse Morandi ka 1 fitore dhe asnjë humbje në boks, pasi deri vonë është marrë edhe me MMA. /Reporteri.net/.
