Betim Haxhimusa “rrëmben” çmimin meritor “Ylli i Javës” më Albi Mall Superligë!
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e tetëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit tone, Betim Haxhimusa, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën tonë gjatë 90 minutave të ndeshjes, duke shënuar dy gola të vlefshëm për tri pikë në ndeshjen kundër KF Llapi, e cila përfundoi me rezultat 2:1.

📈Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
🗣Pasi mori këtë çmim, Haxhimusa u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, duke u fokusuar në pikat e forta të KF Llapi. Ky ka qenë një rezultat shumë i nevojshëm për ne, pasi vinim nga një seri negative. Me trajnerin e ri dhe me filozofinë e tij jemi përshtatur dhe besoj që në stinorin e ri do të kemi vetëm rezultate pozitive.
Është kënaqësi e madhe të shpallem më i miri i xhiros së 18-të, për këtë i falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, komisionin që më përzgjodhi dhe familjen time për përkrahjen.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
