Saturday 12 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Louis van Gaal triumfoi: përballoi dhe mposhti kancerin e prostatës

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Koha për ta mbyllur misionin e UNMIK-ut është tani

2 fusha të reja futbolli në Gjilan!

Kamenicë: Fillon procesi i korrje – shirjeve

Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

Dështon vazhdimi i 44-të i seancës konstituive, kryesuesi Dehari ua ndërpren fjalën deputetëve

Diplomojnë 279 kadetë të Policisë, Bislimi: Uniforma shpreh atdhedashurinë

Bitcoin thyen rekord të ri, pse po rriten kaq shumë kriptovalutat?

Fillon rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër/Hyseni: Do ja rikthejmë Zhegrës jetën kulturore dhe

 Besnik Bislimit nuk i lejohet pjesëmarrja në konferencën e planifikuar në Beograd, e kthejnë në Kosovë
Lajme

Besnik Bislimit nuk i lejohet pjesëmarrja në konferencën e planifikuar në Beograd, e kthejnë në Kosovë

27 October 2022 0 Comment 4 min read

AA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është kthyer në Kosovë pa mundur të realizojë vizitën e planifikuar në Beograd.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=514954707309067&set=a.363019672502572

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë – Gjilan fton bujqit e fermerët për aplikim për serra të zinguara

Bislimi është kthyer prapa 85 km pa mbërritur në Beograd, saktësisht në vendin e quajtur Velika Plana.

Udhëtimi i Bislimit është ndaluar “për shkaqe sigurie”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu.

Bislimi, ishte paraparë që të enjten të merr pjesë  në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.

Ditën e premte, poashtu ai ishte paraparë të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë  “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15.​

Udhëtimi drejt Beogradit erdhi në ditën e njëjtë kur Lista Serbe dhe zyrtarët në Serbi, kanë paralajmëruar se do të ketë barrikada në veri, nëse pas 31 tetorit, Kosova konfiskon makinat dhe targat serbe.
Nga 1 shtatori deri më 31 tetor, Qeveria e Kosovës ka thënë se serbët në Kosovë mund të pajisen me targat RKS (Republika e Kosovës) për të zëvendësuar targat që Serbia i lëshon për ta.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të enjten se paralajmërimet e Prishtinës për zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave në veriun e Kosovës kërcënojnë qëndrueshmërinë, paqen dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha ndërkaq se është Serbia ajo e cila po kërcënon me dhunë ndaj një veprimi ligjor të autoriteteve të vendit.

Të hënën më 31 tetor skadon afati i vendosur nga qeveria e Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesit e serbëve paralajmëruan bllokimin e rrugëve nëse siç thanë, autoritetet ndërmarrin veprime për konfiskimin e makinave me targa serbe.

Ky paralajmërim u bë nga udhëheqësi i Listës Serbe, Goran Rakiq, ministër në qeverinë e Kosovës pas një takimi në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Share This:

Tags: Besnik Bislimi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Zyrtare: Stefano Pioli, trajner i ri i

12 July 2025
Lajme

Louis van Gaal triumfoi: përballoi dhe mposhti

12 July 2025
Lajme

Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Koha për

12 July 2025
Futboll

Liverpooli lëshon deklaratën prekëse teksa konfirmon pensionimin

12 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Bislimi: Dje, BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën

15 September 2023

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin

Lajme

Prokuroria interviston Besnik Bislimin dhe Hekuran Muratin

14 July 2023

Me ftesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë intervistuar dy anëtarë kabinetit qeveritar  pas

Lajme

Nis takimi Bislimi-Petkoviq, Lajçak shpreson në marrëveshje

23 November 2022

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për fillimin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.