Tuesday 25 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Masat e ftohta polare dhe cikloni sjellin reshje të reja dhe ulje të temperaturave, pritet

Shkruan: Nexhat Rexha – Letërsia arbëreshe në studimet letrare të zgjedhura të Anton Nikë Berishës

Nis Projekti Erasmus+ MEDIATOR në UKZ

LDK e nominon Lumir Abdixhikun si kandidat për Kryeministër

Kamenicë: Kryetari Rahimaj pret në takim përfaqësues nga CNVP

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐤𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐌𝐢𝐤𝐞 𝐓𝐮𝐫𝐧𝐞𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐍𝐨𝐫𝐜𝐫𝐨𝐬𝐬

LAJMI I Kurti pret kongresistët amerikanë Turner dhe Norcross, diskutim për sigurinë dhe bashkëpunimin me

Hamza: Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK

Vrasja e 29 civilëve shqiptarë: Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Zhegër, kishte

Vetëvendosje thërret konferencë për media

 Belgjika synon marrëveshje për burgjet me Kosovën, Osmani i pret sot në takim dy ministret belge
Kosovo President Vjosa Osmani talks to Reuters after a deadly shootout in the northern part of the country, in Pristina, Kosovo September 28, 2023. REUTERS/Laura Hasani
Lajme

Belgjika synon marrëveshje për burgjet me Kosovën, Osmani i pret sot në takim dy ministret belge

7 October 2025 0 Comment 5 min read

AA

Presidentja Vjosa Osmani do të pres sot në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit, si dhe e Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi do të mbahet në orën 09:30.

“Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt”, thuhet në njoftim.

Dy ministret belge kanë nisur një vizitë treditore në Shqipëri dhe në Kosovë, që do të përqendrohet në mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimin e një burgu në njërin prej këtyre shteteve.

Një marrëveshje për dhënien me qira të qelive Kosova ka me Danimarkën.

Kjo vizitë e dy ministreve belge do të përqendrohet në fuqizimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, rimarrjen e aseteve kriminale jashtë vendit dhe trajtimin e mbipopullit në burgjet belge dhe migrimit.

Ministret, sipas DeMorgen, që qëndruan edhe në Shqipëri, do të insistojnë që Tirana zyrtare të pranojë rikthimin e shtetasve të saj që mbahen në burgjet belge. Këtu përfshihen 307 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 253 nuk kanë leje qëndrimi.

“Ata që janë të dënuar këtu dhe nuk kanë leje qëndrimi mund ta vuajnë dënimin në vendin e tyre të origjinës, atëherë kjo do të nënkuptojë një ekzekutim të drejtë të dënimit, ashtu edhe rritje të konsiderueshme të efikasitetit për institucionet tona të burgjeve”, tha Verlinden.

Gjatë kësaj vizite, sipas Verlinden, do të diskutohet për një memorandum mirëkuptimi për asetet, në mënyrë që pasuritë e konfiskuara në rastet penale në Kosovë dhe Shqipëri, mbi bazën e informacionit nga hetimet në Belgjikë, pjesërisht të mund të kalojnë në arkën e shtetit belg.

Ministrja Verlinden tha se ka bashkëpunim pozitiv me Kosovën dhe Shqipërinë.

Sipas Belgjikës, Kosova është vend transit për trafikim me qenie njerëzore dhe kontrabandë të armëve dhe shpesh shfaqet në rastet gjyqësore belge si vend për pastrim të parave.

Ndërkaq, Shqipëria thuhet se është partnere strategjike në luftën kundër trafikimit të drogës dhe ka një prani të fuqishme të organizatave kriminale shqiptare në portin e Antverpit.

“Ballkani Perëndimor aktualisht është rajoni kyç në luftën tonë kundër krimit të organizuar. Dua të mbështetemi në besim të ndërsjellë i cili është ndërtuar përmes bashkëpunimit intensiv në vitet e fundit”, tha ministrja Verlinden.

Në Kosovë do të zhvillohen bisedime për nënshkrimin e një traktati për ndihmë juridike, i cili, sipas Belgjikës do të synojë të forcojë në mënyrë strukturore bashkëpunimin për çështjet penale.

Kosova veçse ka një marrëveshje për dhënien me qira të qelive me Danimarkën. Të burgosurit e parë nga ky shtet do të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prill të vitit 2027.

Marrëveshja dhjetëvjeçare parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.

Share This:

Tags: Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Masat e ftohta polare dhe cikloni sjellin

24 November 2025
Futboll

Jep dorëheqja trajneri i Prishtina e Re,

24 November 2025
Kulturë

Shkruan: Nexhat Rexha – Letërsia arbëreshe në

24 November 2025
Lajme

Nis Projekti Erasmus+ MEDIATOR në UKZ

24 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Presidentja Osmani takohet me një delegacion të

24 November 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të kongresit amerikan,

Lajme

Osmani për formimin të Komisioneve: Kushdo që

17 November 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kushdo që thotë se kushdo që

Lajme

Mbahet Asambleja Parlamentare e NATO-s në Slloveni,

13 October 2025

Sllovenia pret Sesionin e 71-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kryeqyteti i Sllovenisë,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.