Wednesday 30 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Rezultatet Preliminare të provimit pranues në nivelin Master 2025/2026

Furnizimi me energji nga KEK, sot afati i fundit për bizneset

Parashikimi i motit për të mërkurën, 30 korrik 2025

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30 korrik 2025) E Mërkurë!

Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Tërmet i fortë me magnitudë 8.8 ballë në Rusi – lëshohen paralajmërime në të gjithë

Gjendet trupi i mërgimtarit që humbi jetën në Ujman

U mbajtën provimet pranuese për studimet Master në UKZ

Zgjedhjet e 12 tetorit, Radoniqi fton mërgatën që të regjistrohet për votim me postë

Shpërndahen 120 kamionë me ndihma në Gaza, 180 në pritje

 Bashkia Shkodër sqaron largimet nga Teatri “Migjeni”
Kulturë Teatër

Bashkia Shkodër sqaron largimet nga Teatri “Migjeni”

30 July 2025 0 Comment 5 min read

AA

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë për opinionin publik, Bashkia e Shkodrës ka sqaruar vendimin për riorganizimin e trupës së aktorëve profesionistë të Teatrit “Migjeni”, duke theksuar se largimi i dy individëve është rezultat i një analize objektive të performancës së tyre për tre vite radhazi.

Përfaqësuesit e bashkisë nënvizojnë se ky proces synon përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë artistike dhe rritjen e përgjegjshmërisë ndaj taksapaguesve shkodranë, ndërsa kritikojnë ashpër përdorimin politik të rastit nga qarqe të caktuara.

Sqarim për opinionin publik

Në kuadër të riorganizimit në prag të nisjes së sezonit të ri artistik, pak ditë më parë Drejtoria e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës bëri një bilanc të punës individuale të secilit nga pjesëtarët e trupës profesioniste të aktorëve të Teatrit Migjeni, falë të cilit u arrit në përfundimin që disa prej tyre nuk i kishin përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e sezoneve të mëparshme.
Dëshirojmë të theksojmë se ky riorganizim jo vetëm që nuk cënon cilësinë apo numrin e shfaqjeve të programuara për sezonin artistik të ardhshëm të Teatrit Migjeni, por përkundrazi synon të forcojë dhe përmirësojë më tej veprimtarinë artistike dhe organizative të institucionit.
Në një trupë artistike, ashtu si në çdo sektor tjetër të administratës, ka detyrime të një kontrate pune, e cila në rast moszbatimi apo mosrealizimi, vjen një moment dhe ndërpritet.
Për më tepër kur këto mosrealizime nuk janë periodike, por për tre vite, 12 muaj pa ndërprerje, me kontributin e taksapaguesve shkodranë.
Në respekt të këtyre të fundit kemi detyrimin të mos lejojmë që asnjë nga paratë e tyre të përfundojë duke paguar rroga të pamerituara siç ka ndodhur për vite me radhë në këtë institucion. Bashkia Shkodër ka në themel të punës së saj përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm maksimal dhe këtë e ka injektuar te çdo individ, duke filluar nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë që pavarësisht kushteve të motit vijojnë punën për rritjen e cilësisë së jetës në qytet, e deri tek ata që mbushin sallat e sheshet me performacat e tyre artistike.
Por siç ndodh shpesh në një shoqëri të polarizuar si e jona në raste të tilla shfaqen pakënaqësitë, kundërshtimet dhe përdorimi politik i individëve. Furtuna në gotë kësaj radhe përfshiu gjithë skalionet politike të së djathtës në aksin Shkodër – Tiranë, paçka se gota ishte tërësisht e boshatisur.
Por e vërteta është krejt e ndryshme nga ky përdorim politik tipik. Sepse faktet janë në tetarin e shfaqjeve sipas viteve, aty ku shihet se sa ka shkelur në skenën e teatrit secili aktor i “Migjenit”.
Ne si bashki nuk kemi asnjë arsye të demaskojmë individët, por në këtë rast nuk kemi pse t’i fshehim paaftësitë individuale të aktorëve të larguar, madje nuk duam as të diskutojmë në këto rreshta se sa regjisorë i kanë skualifikuar si të papërshtatshëm dy personat e larguar nga puna.
Ne nuk dimë se me çfarë meritash apo kriteresh janë punësuar në trupën e teatrit dy zotërinjtë me të cilët është ndërprerë raporti i punës, por bazuar në tetarin që mund të lexoni më poshtë, rezulton se asnjëri prej tyre nuk ka patur EFIKASITET, EFEKTIVITET, PRODUKTIVITET DHE CILËSI NË PUNË.
Talent lind, nuk të bën partia!
Së fundmi, duam t’u kujtojmë të gjithë artdashësve shkodranë dhe më gjerë se para rreth një viti e gjysmë u ngrit një flakë kashte e ngjashme ”në mbrojtje” të Teatrit Migjeni, i cili do të “shkrihej”. Sot jemi të gjithë dëshmitarë të punës së bërë për forcimin e cilësisë artistike, shtimin e numrit të shfaqjeve si dhe përmirësimin e kushteve të punës për aktorët, regjisorët dhe për vetë publikun.
Sezoni i ardhshëm artistik do të jetë pa diskutim një sukses i vërtetë për Teatrin “Migjeni” dhe trupën e tij artistike – ashtu siç Shkodra e meriton!

Share This:

Tags: Shkoder
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Rezultatet Preliminare të provimit pranues në nivelin

30 July 2025
Lajme

Furnizimi me energji nga KEK, sot afati

30 July 2025
Kulturë

Bashkia Shkodër sqaron largimet nga Teatri “Migjeni”

30 July 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 30

30 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Operacion policor nga toka dhe ajri në

7 September 2023

Finalizohet në kushte të vështira terreni dhe në shkallë të lartë rrezikshmërie për jetën

Lajme

U përplasën nga autobusi, vdes çifti në

9 July 2023

Kanë vdekur në spitalin e Shkodrës burrë e grua që u aksidentuan një ditë

Lajme

Vrau foshnjën e saj, Gjykata e Shkodrës

9 January 2023

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.