Tuesday 21 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Është pensionuar Shefik Azizi, profesor i gjeografisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

Arrestohet një zyrtar publik, dyshohet për keqpërdorime në tenderë në vlerë 8.8 milionë euro

U pensionua Riza Fazliu, mësimdhënës dhe inspektor i arsimit

Kurti zbulon për herë të parë ofertën për Fatmir Limajn për bashkëqeverisje

Vjen reagimi i LDK-së përkitazi me koalicionin në Vushtrri: “Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin

Snapchat, Duolingo dhe Roblox dalin jashtë funksionit

Asfaltohen rrugët “Vëllezërit Frashëri” dhe “Fatmir Ibishi” në lagjen “Dheu i Bardhë”

Në qytetin e gjëzave – Gjilan, mbahen takimet e X-të jubilare të enigmatikës së Kosovës

Sulmohet me gurë autobusi pas ndeshjes së basketbollit në Itali, vdes shoferi

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Elezi jep detaje

 Banka Botërore: Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit do të jetë 3.8 për qind
Ekonomi Lajme

Banka Botërore: Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit do të jetë 3.8 për qind

17 October 2024 0 Comment 4 min read

AA

Banka Botërore ka parashikuar që rritja ekonomike në Kosovë këtë vit do të jetë 3.8 për qind, ndërkaq tredi i rritjes do të vazhdojë edhe më 2025 në 3.9 dhe një vit më vonë në 4 për qind.

Paraprakisht, rritje prej rreth 4 për qind për këtë vit kanë parashikuar edhe autoritetet e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Megjithatë, njohësit e fushës së ekonomisë kanë thënë se që rritja ekonomike të ndikojë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve, duhet të jetë në shifra dyshifrore

Në raportin e Bankës Botërore u tha se parashihet rritje ekonomike për gjashtë ekonomë e Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, që vitin 2025 do të arrijë në 3.7 për qind apo 0.2 pikë të përqindjes më e lartë sesa paraprakisht ishte parashikuar.

“Faktorët e brendshëm vijojnë të mbështesin një përshpejtim më ritëm të moderuar të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, në periudhë afatmesme, rimëkëmbja graduale e aktivitetit ekonomik në Bashkimin Evropian pritet të luajë rol vendimtar në forcimin e eksporteve të rajonit. Pavarësisht perspektivës pozitive, rajoni vijon të mbetet i ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh, si rritja e ngadaltë ekonomike në nivel global, kthimi i inflacionit sërish në nivele të larta, pasiguritë politike dhe ngjarjet ekstreme të motit”, tha Isolina Rossi, ekonomiste në Bankën Botërore dhe autore kryesore e raportit.

Banka Botërore tha se me rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor, standardet e jetesës në rajon “po vijojnë të konvergojnë gradualisht me ato të ekonomive më të përparuara të Bashkimit Evropian”.

Megjithatë, kjo organizatë tha se që të ruhet vrulli i rritjes ekonomike kërkohet përshpejtimi i reformave strukturore, përfshirë ato që parashihen në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së.

“Për të mbështetur këtë rritje ekonomike, vendet e rajonit duhet të forcojnë tregtinë rajonale dhe me Bashkimin Evropian, të reduktojnë kohën e pritjes në kufi dhe të integrojnë sistemet e pagesave”, tha Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është miratuar nga BE-ja në maj dhe kap vlerën e 6 miliardë eurove.

Share This:

Tags: Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Është pensionuar Shefik Azizi, profesor i gjeografisë

21 October 2025
Lajme

Arrestohet një zyrtar publik, dyshohet për keqpërdorime

21 October 2025
Lajme

U pensionua Riza Fazliu, mësimdhënës dhe inspektor

21 October 2025
Lajme

Kurti zbulon për herë të parë ofertën

21 October 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Kosova në prag të historisë, Sahiti: Të

19 October 2025

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka folur për ecurinë e “Dardanëve” në

Lajme

Dita e katërt (17:00) – Verifikohen rezultatet

17 October 2025

Prishtinë, 16 tetor 2025 (E enjte, 17:00) – Në ditën e katërt pas ditës së

Kuriozitete Lajme

Kosovari fiton mbi 600 mijë euro në

16 October 2025

Një kosovar që jeton në Britani është bërë fitues i madh në lotarinë EuroMillions,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.