Babë e bir përleshen me dhëndrin në Çagllavicë
Babë e bir pas një mosmarrëveshje janë përleshur me dhëndrin e tyre.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:14, në Çagllavicë. Tutje në raport bëhet e ditur se të lënduarve i është dhënë tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje babë e birë meshkuj kosovarë janë përleshur me dhëndrin e tyre mashkull kosovar. Të lënduarve i është dhënë tretmani mjekësor”, thuhet në raport.