Atleti Muhamet Ramadani, renditet i treti në hedhje të gjyles, në Lojërat Evropiane në Krakovë
Atleti Muhamet Ramadani, renditet i treti në hedhje të gjyles, në Lojërat Evropiane në Krakovë.
Atleti ynë, Muhamet Ramadani, ka zënë vendin e tretë në Lojërat Evropiane Krakoë 2023, të cilat për atletikën vlejnë si Kampionat Evropian ekipor, divizioni i tretë.
Ramadani hodhi gjylën në distancë 19.07 metra. Në total, morën pjesë 14 garues.
Është ky njëherit suksesi më i madh i atletikës në LE 2023.
Rezultati i Ramadanit tregon se ai vazhdon ngritjen dhe paraqitja e sotme do të jetë motiv shtesë para Kampionatin Evropian U-23 që mbahet muajin e ardhshëm.