Aston Villa e mposht Arsenalin në fund të ndeshjes
Aston Villa ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Arsenalit në “Villa Park” me rezultat 2-1.
Vendasit shënuan golin e fitores në fund të ndeshjes, duke marrë 3 pikë tejet të rëndësishme.
Golat u realizuan nga Matty Cash dhe Emiliano Buendia për Aston Villën, ndërsa për “Topçinjtë” realizoi Trossard.
Me këtë fitore Aston Villa ngjitet momentalisht në pozitën e 2-të, me 30 pikë ndërsa Arsenali mbetet lidere e Premierligës, me 33 pikë.
