
Arrestohet i riu në Gjilan, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas, përfundon në ndalim prej 48 orë
Një rast i dhunës në familje është zbuluar në Gjilan, ku një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas informacioneve mediale, ngjarja ka ndodhur më 15 tetor 2025, rreth orës 15:30, në rrugën “Nexhat Orana”, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është kryer më 18 tetor, nga njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan.
I dyshuari Q. S rreth 21-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, A.M rreth 21-vjeçare, duke e sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje në banesë.
Si pasojë e goditjeve, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka marrë trajtim mjekësor.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është inicuar si “Dhuna në familje” dhe po hetohet në procedurë të rregullt nga Prokuroria Themelore në Gjilan.
