Tuesday 21 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte në rrezik nga një stuhi ekstreme: Bow Echo

Fluks i madh i mërgimtarëve, rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Vaksina për parandalimin e kancerit të pankreasit, rezultatet premtuese

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

 Shkruan, Qazim Azizi – drejtor i Bibliotekës Fan S. Noli – Gjilan: Vjeshta Letrare e Gjilanit -16 vjet
Kulturë Letërsi Opinione

Shkruan, Qazim Azizi – drejtor i Bibliotekës Fan S. Noli – Gjilan: Vjeshta Letrare e Gjilanit -16 vjet

19 October 2025 0 Comment 9 min read

AA

Shkruan, Qazim Azizi – drejtor i Bibliotekës Fan S. Noli – Gjilan: Vjeshta Letrare e Gjilanit -16 vjet.

Fjalimi i plotë nga drejtori i bibliotekës “Fan S. Noli” në Gjilan, Mr. Qazim Azizi, në hapje të edicionit të XVI-të të manifestimit kulturor poetik dhe botues “Vjeshta Letrare e Gjilanit 2025”

Në foto: Mr. Qazim Azizi

Të nderuar të pranishë,

Mirë se keni ardhë sot në edicionin e 16 të “Vjeshtës letrare të Gjilanit”

“Vjeshta letrare” pas Panairit të Librit, që ka kohë nuk organizohet, mund të thuhet se  është ndodhia më e madhe dhe sigurisht ngjarja më jetëgjatë letrare e qytetit tonë Gjilanit.

As vet themeluesi, poeti e intelektuali Sabit Rrustemi, që edhe si udhëheqës i ArsClub- “Beqir Musliu” nuk do ta kishte menduar se do të kishte këtë jetëgjatësi.

Por nuk mund të them se Sabiti edhe nuk është lodhur, sepse,  shumë klube letrare, shumë njerëz të kulturës, shumë ngjarje kulturore, shumë gazeta e revista në Gjilan e gjetkë në Kosovë, këto vite janë shuar për shkak të këmbëngulësisë dhe pamundësisë profesionale.

Zakonisht në këto raste ne kthejmë kokën kah autori, udhëheqësi e bartësi i këtij aktiviteti jo vetëm i kulturës, ti themi;

 ..të lumtë Sabit dhe faleminderit !

Sepse, ju e keni vënë re se kur vije “Vjeshta …plotë njerëz në Gjilan, menjëherë kujtohen se duhet gjetur, duhet pyetur, a telefonuar apo kontaktuar Sabit Rrustemi. Në shumë e raste e shpesh herë edhe në bibliotekën e qytetit. Dhe pyesin.?!

A organizohet edhe sivjet Vjeshta letrare..?    

E, nëse je dashamirës i artit, adhurues i poezisë dhe tregimit, të një libri a romani të sapobotuar, nëse do të kalosh një mesdite të bukur, do të takohesh edhe me miqtë e një viti më parë,

Atëherë;                                                              

..nga mes-tetori deri në dhjetor, për çdo dy javë, ditëve të shtune, nga ora 12.00 ju duhet të jeni në Bibliotekën e qytetit. 

Të kujtojmë se, që nga edicioni i parë çdo vit jemi befasuar me libra të rinj, një monografi, një roman apo edhe ndonjë botim biografik, kemi marrë në dorë një botim historik shumë interesant, apo edhe një autor të një jetëshkrimi që kanë mbetur gjithsesi në mendjen e të gjithëve.

Përgjatë kësaj kohe gati dy muajshe, për shkak të Vjeshtës letrare,  Sabit Rrustemit dhe ArsClub “Beqir Musliu” zakonisht në Bibliotekën e qytetit pra këtu në këtë sallë:

Mund të thuhet lirisht se  për herë të parë janë takuar dy autorë – apo shkrimtarë të njohur mes vete,

  • Ndoshta, për herë të parë dikush ka marrë guximin të bëjë një vështrim kritik për autorin – dhe është duartrokitur;
  • Ndoshta, dikush për shkak të Vjeshtës letrare ka ardhë për herë të parë në Gjilan;
  • Dikush tjetër, për herë të parë ka marrë mikrofonin për t’u shprehur me admirim për librin e preferuar të akëcilit autor,
  • Ndoshta ndonjëri ka hyrë për herë të parë edhe në bibliotekë, veç për të shoqëruar një dashamirës të fjalës së shkruar dhe ka mbetur i rregullt në ngjarjet e vjeshtës;
  • Ndoshta, dikush është përshëndetur, ka takuar  bërë një bisedë të këndshme me shkrimtarin që e kishte lexuar të tërin;
  • Ndoshta unë dhe të  tjerë këtu, kurrë nuk do të ishim njohur personalisht me profesor  Antonin ( Nikë Berisha) dhe,
  • Ndoshta kurrë, nuk do të shijonim referimin me tonalitet të këndshëm të ish kolegut tim të profesionit Prendit (Prend Buzhalës) prof Nexhat Rexha-jt, Arsim Halilit. Dhe ndoshta, shumë e shumë autorëve  tjerë nuk do t ‘ju kish ra udha asnjëherë apo rrallë për në Gjilan.

Dua të shtoj se;

Dikujt  nga periferia mund ti duket krejt e thjeshtë kjo punë, por se;

Deri më tani, gjatë këtyre 16 viteve, në këtë sallë dhe ndonjë tjetër,  kanë ndodhur me qindra ngjarje e veprimtari letrare e kulturore, mijëra njerëz dashamirës të fjalës dhe librit kanë hyrë e dalë nga porta, që unë po quaj-Porta e Vjeshtës letrare.

Janë ata dhe ne që kemi përcjellë me ëndje dhe kureshtje këto edicione të një pas njëshme, dhe për të gjitha është kujdesur Sabit Rrustemi. E kur i flitet për Sabitin,  gjithëmonë nënkuptohet edhe ArsClub “ B. Musliu”

Këtë vit, gjatë këtyre dy muajve siç është paraqitur nga organizatori do të jenë para publikut gjilanas dhjetë, ndoshta edhe më shumë vepra e autorë të rinj-e-të njohur, me libra e tyre,  botime nga dy Shtëpi Botuese,  “Beqir Musliu” Gjilan dhe Rozafa”- Prishtinë.

Unë pra, Sabitit dhe të gjithë Juve pjesëmarrësve ju  uroj një mesditë të këndshme letrare këtu në Gjilan.

Dhe po ju them edhe një herë se për mua dhe për këtë institucion –bibliotekën nuk ka kënaqësi më të madhe se kur përveç librit, në bibliotekë është edhe vet autori – apo autorja por edhe vet lexuesit e tij  apo të saj.

Ju falënderoj shumë!

 Qazim A. Azizi

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte

21 July 2026
Futboll

Spanja rikthehet në fronin e futbollit botëror,

19 July 2026
Sport

Zbulohet sa pritet të përfitojë Slavko Vinçiq

19 July 2026
Lajme

Fluks i madh i mërgimtarëve, rriten pritjet

19 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

ALARM! Shqipëria dhe Mali i Zi sonte

21 July 2026

Sistemet e organizuara të stuhive që kanë përfshirë të hënën Kosovën, duke sjellë rrebeshe

Futboll Kampionati Botërorë Sport

Spanja rikthehet në fronin e futbollit botëror,

19 July 2026

Spanja është shpallur kampione e botës për herë të dytë në histori, pasi triumfoi

Sport Superliga e Kosovës

Zbulohet sa pritet të përfitojë Slavko Vinçiq

19 July 2026

Arbitri slloven Slavko Vinçiq pritet të arkëtojë rreth 60 mijë dollarë (afërsisht 52.500 euro)

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.