Ardian 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖: Nesër përballje e fortë, të qasemi me përgjegjësi
Në konferencën për medie para ndeshjes, 𝐊𝐅 𝐋𝐥𝐚𝐩𝐢 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 kryetrajneri, 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 dhe futbollisti, 𝑭𝒂𝒕𝒐𝒏 𝑴𝒂𝒍𝒐𝒌𝒖 folën për përgatitjet dhe pritjet në ndeshjen e xhiros së 14-të.
Kryetrajneri, 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 theksoi se DRITA do të jetë e përqëndruar në maksimum dhe me seriozitetin më të mash do t’i qasen edhe ndeshjes së nesërme.
“Gjithmonë kemi zhvilluar ndeshje interesante ndaj KF Llapit, sepse kanë futbollistë cilësorë dhe për këtë kemi punuar gjatë javës për të eliminuar pika e tyre të forta. Më pëlqen atmofera te ekipi, kam besim të plotë te skuadra që nesër të bëjmë një ndeshje të mirë, por aspak të lehtë. Fokusi dhe të gjitha energjitë që kemi punuar gjatë javës do të mundohemi t’i shprehim nesër. Është e rendësishme për ne si skuadër që të përballemi me përgjegjësi ndaj kundërshtarit, sepse kanë edhe ata cilësitë e veta. Do të jetë përballje e fortë, që kërkon diciplinë dhe taktizime dhe do të mundohemi që ato që i kemi përgatitur nesër me skuadrën t’i nxjerrim në fushë për t’i marrë tri pikë që janë të rëndësishme për vazhdimësinë”, ka thënë fillimisht, 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Optimist për ndeshjen, por edhe vlerësim për kundërshtarin tregoi edhe portieri ynë, 𝑭𝒂𝒕𝒐𝒏 𝑴𝒂𝒍𝒐𝒌𝒖.
“Llapi ka shumë cilësi dhe futbollist individual shumë të mirë dhe pozita aktuale në tabelë nuk është ajo që meriton një ekip si Llapi që duhet rrespektuar. Por, ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet, besojmë shumë në vete dhe e rëndësishme është të fitojmë nesër, pastaj që edhe porta jonë të mbetet e paprekur është në favorin tonë”, theksoi portieri, 𝑴𝒂𝒍𝒐𝒌𝒖.
Në pyetjet e gazetarëve, trajneri 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 u përgjigj në disa nga to, duke theksuar se për çdo dështim faji i takon atij, ndërsa për rezultatet pozitive dhe sukseset janë meritorë futbollistët.
“Do të jemi të përqëndruar në maksimum, do të mundohemi t’i marrim ndeshjet një nga një dhe do të qasemi me seriozitetin më të madh për të marrë maksimumin deri në fund. Gjithmonë jam kërkues, sepse këta futbollistë kanë vlera dhe potencial. Për çdo dështim të skuadrës sonë fajtori jam unë, ndërsa çdo sukses është i futbollistëve. Gjithmonë marr përgjegjësi për çdo ndeshje, sepse jam unë ai që menaxhoj me këta djemë që kanë shumë për të dhënë”, përfundoi 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Edhe portieri, 𝑭𝒂𝒕𝒐𝒏 𝑴𝒂𝒍𝒐𝒌𝒖 mori pyetje, por edhe vlerësime për formën e tij të deritanishme. Për këtë 𝑴𝒂𝒍𝒐𝒌𝒖 tha se është rezultat i punës së vazhdueshme me trajnerin e portierave dhe pozitiviteti me grupin që punojnë.
“Forma mbahet me punë, duke u munduar ta përmirësojmë çdo ditë e më shumë. Edhe nga rastet e humbjeve apo gabimeve të mia, mundohemi të mësojmë nga ato raste dhe të punojmë në maksimum për ta arritur formën më të lartë. Kjo po bëhet në ekip tonë dhe për këtë gëzoj formë të mirë, por sigurisht mundem edhe më shumë”, deklaroi 𝑴𝒂𝒍𝒐𝒌𝒖.
Trajneri ynë njoftoi se për nesër rikthehen dhe do të jenë të gatshëm të gjithë futbollistët, përvec Iran Junior që ka një shqetësim.
Ndeshja e xhiros së 14-të, 𝐊𝐅 𝐋𝐥𝐚𝐩𝐢 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 zhvillohet të dielën nga ora 𝟏𝟑:𝟎𝟎 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.