Saturday 21 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi

Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për vdekjen e Chuck Norris

Ekskluziv | Lista e Kosovës për plejofin e Botërorit 2026: Mungesa të rëndësishme dhe rikthime

Ndërron jetë Bujar Ramadani – “Lalushi”; FC Kika i bën dedikim për kontributin e tij

Osmani uron Fitër Bajramin: Kjo ditë, si gjithnjë përgjatë historisë sonë, të na bëjë të

Ndërron jetë Xhejlane Gutiqi, zëri i artë i Radio Televizionit të Prishtinës

Lutfi Haziri uron kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan për Fitër Bajramin

Hyseni dhe bashkëpunëtorët uruan kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan për Fitër Bajramin

 Arbër Ismajli i ashpër ndaj pushtetit: “Ky pushtet i truqeve dhe intrigave e ka futur Gjilanin në një llucë të stërkeqjes e frustrimit”
Lajme

Arbër Ismajli i ashpër ndaj pushtetit: “Ky pushtet i truqeve dhe intrigave e ka futur Gjilanin në një llucë të stërkeqjes e frustrimit”

19 September 2025 0 Comment 4 min read

AA

Arbër Ismajli i ashpër ndaj pushtetit: “Ky pushtet i truqeve dhe intrigave e ka futur Gjilanin në një llucë të stërkeqjes e frustrimit”

Sa më shumë që po ofrohet dita e zgjedhjeve, 12 tetor 2025, aq më shumë po ashpërsohet gara gjithandej, sikurse që edhe në Gjilan po zhvillohet një debat i ashpër nga oponentët e nominuar për kryetar nga subjekte përkatëse.

Së fundi, gjatë ditës së sotme, kandidati i LDK-së Arbër Ismajli, është shprehur i ashpër ndaj pushtetit në përgjithësi dhe vet qeverisjen lokale në vecanti, duke adresuar kritika të ashpra.

“Ky pushtet është pushtet i ligësisë, ku mendësia e intrigës është bërë pjesë e identitetit të tij!”, ka shkruar mes tjerash z. Ismajli.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Ky pushtet është pushtet i ligësisë, ku mendësia e intrigës është bërë pjesë e identitetit të tij!

Ka humbur besimin e qytetarëve, ka vrarë shpresën e të rinjve dhe ka lënë pas vetëm papërgjegjësi, kaos e improvizime.

Në vend që të hapë horizonte të reja, ka mbyllur dyer. Në vend që të ndërtojë ura besimi, ka ngritur mure përçarjeje. Në vend që të punojë për të mirën e përbashkët, ka punuar vetëm për interesat e ngushta të klaneve të veta.

Ky pushtet i intrigës ka cenuar dhe goditur çdo vlerë e çdo normë morale, duke e futur shoqërinë tonë në lajthitje. Sot e gjithë ditën prodhon armiq imagjinarë, lufton me mullinjtë e erës dhe shpik kundërshtarë të paqenë.

Ky pushtet ka vetëkonsumuar idenë e bashkimit kombëtar, duke e përdorur në mënyrë të rrejshme vetëm për të ardhur në pushtet.

Ka futur në popullizëm e intriga Rambujen, ka vënë në dyshim pavarësinë e Kosovës, ka manipuluar çështjen e shqiptarëve të Maqedonisë, ka tentuar të fusë “Kalin e Trojës” në Shqipëri dhe ka vënë në terren të rrëshqitshëm shtetet mike të Kosovës anembanë botës.

Ky pushtet i truqeve dhe intrigave e ka futur Gjilanin në një llucë të stërkeqjes e frustrimit. Ka lënduar thellë frymën qytetare, duke e shndërruar Gjilanin dikur qytet të urtësisë dhe demokracisë, në një vend të frustruar e të frikësuar, të mbushur me njerëz të dyshimtë e të panjohur, që shfaqen vetëm kur marrin drejtori dhe institucione për t’i keqqeverisur ato.

Tani, është koha që t’i japim fund këtij realiteti të trishtë dhe të hapim një kapitull të ri për Gjilanin e ri.

Share This:

Tags: Arber Ismajli
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

20 March 2026
Futboll

United shpëton një pikë në fund, pas

20 March 2026
Futboll

Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi

20 March 2026
Arte tjera

Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për

20 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Arbër Ismajli konfirmon kandidimin për deputet në

6 December 2025

Arbër Ismajli, ka njoftuar për kandidimin e tij në garën zgjhdore të zgjehdjeve Nacionale

Lajme

Voton Arbër Ismajli: “Votuam me zemër plot,

9 November 2025

Pasi ka votuar, kandidati I LDK-së Arbër Ismajli ka deklaruar për media se votimi

Lajme

Arbër Ismajli fton qytetarët të dalin në

8 November 2025

Kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli, në mbyllje të fushatës, ka plasuar në rrjete sociale

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.