Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri”
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2025.
Rrahmani kaloi një tjetër sezon të jashtëzakonshëm, ku ndihmoi Napolin që ta fitojë titullin kampion, i dyti në tre vitet e fundit – ndërsa ishte edhe në formacionin më të mirë në Serie A.
FFK-ja në ceremoninë “Laureatët e Vitit” e shpallën Rrahmanin si më të mirin, por ky i fundit nuk kishte si të ishte i pranishëm shkaku që do të luajë në finalen e Superkupës së Italisë me Napolin, kundër Bolognas.
Në anën tjetër, sulmuesi i Ballkanit Valentin Serebe e fitoi çmimin “Golashënuesi më i mirë i vitit”, të cilit ia dha ish lojtari i “Xhebrailave” Albion Rrahmani.
