Albi MAll Superliga, Java e 10-të: – Malisheva dhe Drita ndajnë pikët
Malisheva dhe Drita kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë.
Ka qenë një pjesë e parë shumë e varfër nga rastet e shënimit, derisa më të mirin e kishte Iljasa Zulfiu që goditja e tij u prit nga portieri Velii.
45 minutat e para u mbyllen ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.
Edhe pjesa e dytë ishte e qetë, me dy skuadrat që luanin me shumë kujdes.
Drita në fund mbeti me 10 futbollistë, pasi Blerton Sheji u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 92-të, i inkuadruari Salifu Ibrahim ka qenë shumë pranë të shënoj, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Ndeshja u mbyll baras 0-0, me Malishevën që ndanë pozitën e parë me Ballkanin me nga 18 pikë, derisa Drita ka 15 sosh në pozitën e pestë me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Ndeshjen e ardhshme Malisheva e zhvillon në udhëtim te Ferizaj, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Prishtinën.