Thursday 18 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

KRU “Hidromorava” nis shkyçjet për konsumatorët me borxhe, ofrohet mundësia e pagesës me këste

Burim Elezi me postim emocional: Bab, po punojmë që andrra e përbashkët të jetësohet

Marrëveshja e Rambujesë, Williams: Rugova s’ishte negociator, por kishte rol kyç për pavarësinë

“Diella” flet në Kuvend: Më kanë quajtur antikushtetuese, kjo më ka lënduar

Parashikimi i motit për të enjten, 18 shtator 2025

Shpëtoi heroikisht dy fëmijë, shqiptari merr nënshtetësinë greke nga kryeministri Mitsotakis

Hyseni: “Për Gjilanin që duam, secili veq e veq, e të gjithë BASHKË, drejt fitores

Gjilan: Zyrtar i KEDS-it dyshohet se ka marrur ryshfet, qytetari akuzohet për sulm

Protestë në Viti pas vdekjes së të riut nga aksidenti me veturë

U mbajtën provimet pranuese të konkursit plotësues për studimet baçelor në UKZ

 Alarm për rritjen e rasteve me HIV në Kosovë, më së shumti të prekur të rinjtë
Lajme Shëndeti

Alarm për rritjen e rasteve me HIV në Kosovë, më së shumti të prekur të rinjtë

3 August 2025 0 Comment 5 min read

AA

Në shtatëmujorin e parë të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja me HIV.

Krahasuar me vitet e kaluara, ky numër paraqet një rritje, ndërkohë që rastet më të shpeshta janë tek të rinjtë. Institucionet shëndetësore dhe organizatat që merren me këtë fushë, thonë se aktualisht ka terapi të mjaftueshme, përfshirë edhe atë parandaluese.

Numri i rasteve me HIV është në rritje në Kosovë.

Shifrat në repartin e Klinikës Infektive flasin për një gjendje, siç thotë ky institucion, brengosëse.

Shefi i repartit, Murat Mehmeti, thotë se rritja e rasteve është shqetësuese dhe mund të tejkalojë shifrat e vitit të kaluar.

“Gjatë shtatëmujorit të këtij viti deri më tani në klinikën infektive ku ne punojmë dhe merremi me pacientët që kanë të bëjnë me HIV infeksion, përkatësisht me trajtimin e tyre, janë regjistruar gjithsej 19 raste. Dmth realisht kemi një rritje të numrit të rasteve krahasuar me vitin e kaluar edhe me vitet paraparake. Nëse flasim për vitin e kaluar, kemi pasur 29 raste gjithsej, po flasim për tërë vitin. Ndërkohë që vetëm deri më tani kemi 19 raste të reja dhe kjo është brengosëse, për shkak se deri në fund të vitit do të kemi një numër shumë më të madh”, thotë Murat Mehmeti, shef i repartit në Klinikën Infektive.

Edhe pse aktualisht në Klinikë ndodhet vetëm një pacient, mbi 100 persona në gjithë vendin janë nën mbikëqyrje dhe trajtim.

“Për momentin në Klinikë e kemi të shtruar ose në trajtim vetëm një pacient, ndërkohë nëse flasim për numrin e përgjithshëm të pacientëve në Kosovë që janë nën mbikëqyrjen tonë, ky numër është diku rreth 105”, thotë Mehmeti.

Nga qershori i vitit të kaluar, qytetarët në Kosovë kanë qasje edhe në një terapi parandaluese për HIV-in, të quajtur PrEP (Profilaksia para ekspozimit). Kjo, falë një pune shumëvjeçare nga organizatat që punojnë me komunitetet më të ndjeshme.

Kështu thotë Arbër Nuhiu, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Sociale.

“PrEP-i ka fillu me u dhanë për qytetarët prej qershorit të vitit të kaluar pas një pune 7-8-vjeçare e angazhimit tonë për me sjell këtë lloj terapie parandaluese në Kosovë”, tregon Nuhiu.

Sipas tij, furnizimi me këtë terapi është i garantuar deri në fund të vitit 2027 nga donatorë ndërkombëtarë, ndërsa pas kësaj periudhe, përgjegjësinë do ta marrë Ministria e Shëndetësisë.

“Sasia e terapisë është e garantuar deri në fund të vitit 2027, falë një donacioni ndërkombëtar. Më pas, përgjegjësinë pritet ta marrë Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Nuhiu për Tëvë1.

Ndërkaq, sipas doktorit Murat Mehmeti, grupmosha që po preket më së shumti nga infeksioni është ajo e të rinjve, kryesisht personat mes moshës 20 deri në 30 vjeç.

Share This:

Tags: Shendeti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

KRU “Hidromorava” nis shkyçjet për konsumatorët me

18 September 2025
Lajme

Burim Elezi me postim emocional: Bab, po

18 September 2025
Lajme

Marrëveshja e Rambujesë, Williams: Rugova s’ishte negociator,

18 September 2025
Futboll

Kosova e kalon Kinën, ngritje rekord në

18 September 2025
RELATED Stories for you
Shëndeti

Shkencëtarët afër vaksinës së re që lufton

30 August 2025

Vaksina universale stimilon sistemin imunitar për të shkatërruar çdo tumor, duke hapur mundësi të

Shëndeti

Vuani nga kapsllëku? Zbuloni tri pije të

7 July 2025

Të kalosh një periudhë kapsllëku nuk është kurrë e këndshme, por për fat të

Shëndeti

Si ndikon diabeti tek tensioni i lartë

8 June 2025

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë dy prej sëmundjeve që rrezikojnë më

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.