Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

 Alain Giresse fton Muharrem Jasharin e FC Drita për ndeshjet e nëntorit, Valon Zymberi: Kjo është shumë pak!
Lajme Sport

Alain Giresse fton Muharrem Jasharin e FC Drita për ndeshjet e nëntorit, Valon Zymberi: Kjo është shumë pak!

11 November 2022 0 Comment 7 min read

AA


Selektori i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka bërë publike listën e lojtarëve për ndeshjet e nëntorit që Kombëtarja A do t’i zhvillojë kundër Armenisë më datë 16 dhe Ishujve Faroe më 19 nëntor.

Në mesin e lojtarëve të ftuar ka disa emra të dëshmuar nga Albi Mall Superliga e Kosovës të cilët për herë të parë gjejnë veten në ‘notesin’ e selektorit.


Numri i lojtarëve të ftuar nga Giresse këtë radhë është shumë më i madh me lojtarë nga Superliga e Kosovës krahasuar me herët e kaluara, mirëpo jo të gjitha ekipet e kanë pritur me entusiazëm vendimin e shefit të bankinës së Kombëtares së Kosovës.

Alain Giresse – Shef i Bankinës së Kombëtares A
Lista e Giresse, me ndryshimet e fundit

Faqja zyrtare e FC Drita e ka postuar lajmin duke e cilësuar si të mirëpritur vendimin, ku theksohet se tre nga futbollistët e kësaj skuadre janë ftuar në kategori të ndryshme, duke filluar nga Muharrem Jashari – i ftuar te Kombëtarja A; për të vijuar me ftesën adresuar Ardit Tahirit te grupmoshat U-21, e deri te ftesa që i ka arritur në logarinë e tij lojtarit të ri të Akademisë së FC Drita, Eridon Maloku, i cili është ftuar te grupëmoshat e Kombëtares U-19, për ndeshjet që e presin këtë kategori me Ukrainën, Suedinë, respektivisht Qipron, më 17, 20 e 23 nëntor.

Nga Faqja zyrtare e FC Drita

Pavarësisht këtyre ftesave, drejtori Sportiv i FC Drita, Valon Zymberi, është ai i cili mendon se ato janë shumë pak për lojtarët e skuadrës së tij, pasi vlerëson se numri i lojtarëve nga kjo skuadër do duhej të ishte më i madh, bazuar – sipas tij, në performancat dhe afinitetet që disponojnë lojtarët.


“Mendoj që ftesat për lojtaret e Superligës janë shumë të rëndesishme për lojtarët dhe për ligën tonë gjithashtu. Personalisht kam pritur që 2-3 lojtarë të ftohen nga klubi ynë për faktin se jemi lider në Albi Mall Superligë, dhe se futbollistët tanë kanë pasur paraqitje të jashtëzakonshme edhe në ligë, sikurse edhe në ndeshjet ndërkombëtare. FC Drita ka merituar të ketë më shumë lojtarë në këto ndeshje. Duke e pa ngritjen e ligës dhe cilësinë e lojtarëve tanë, jam i befasuar për të keq që kaq pak lojtarë janë ftuar”, ka thënë ai.

Muharrem Jashari – FC Drita

I pyetur se cilët do të ishin ata futbollistë që sipas tij do duhej të përfshiheshin në listën e selektorit Alen Giresse dhe listat e grupëmoshave eventuale, e cilët do duhej të largoheshin nga ato lista për t’iu liruar vendi, Zymberi nuk ka preferuar të lëshohet me emra të përveçëm, porse është shprehur decidiv se pikërisht ky ka qenë momenti i duhur që selektori të inkorporoj në listën e tij më shumë emra nga Superliga, pasi sipas tij, pikërisht në këto ndeshje miqësore do të mund të shihej më qartë niveli i lojtarëve të Albi Mall Superligës.
“Duke e ditur që këto ndeshje janë më shumë eksperimentale, patjetër që është dashur të ketë më shumë lojtarë nga Superliga. E them me bindje që 2 deri 3 lojtarë nga klubi ynë e kane merituar ftesën. Gjithashtu ka lojtarë që kanë bërë mirë te FC Ballkani, te FC Prishtina, por ka individë edhe në ekipet tjera që kanë treguar nivel të lartë në ligë. Nuk dua të leshohem në emra, por mendoj që është dashur të ketë më shumë lojtarë nga superliga”, përfundoi Zymberi në një deklaratë për Tv Gjilani.

Share This:

Tags: Muharrem Jashari Valon Zymberi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
Lajme

Përfundon pjesa e parë e Provimit të

21 June 2025
Lajme

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme Sport

Policia e Kosovës e konfirmon sulmin e

25 April 2024

Policia e Kosovës e konfirmon sulmin e drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi ndaj

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Juan Camilo Mesa vishet bardh e kaltër

30 January 2024

Qendërmbrojtësi, Juan Camilo Mesa do të jetë lojtar i ri i FC Drita, pasi

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Presidenti i FFK-së viziton klubin Drita që

19 January 2024

Në vazhdën e vizitave të presidentit të FFK-së, Agim Ademit, që po iu bën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.