Aktivitetet e KRU Hidromorava gjatë javës së fundit
Vetëm në periudhën një javore, KRU Hidromorava ka zhvilluar një sërë aktivitetesh Brenda strukturave menaxhuese dhe organizative, ndërsa paralelisht ka zhvilluar punime në terren, në shërbim të konsumatorëve të të gjitha komunave të Anamoravës.
Fillimisht, në fabrikën e ujit në Letnicë KRU Hidromorava ka zhvilluar intervenime në pastrimin e gypave prurës të sasisë së ujit.
“Si pasojë e reshjeve të shumta në Pellgun e Lumit Gerqarica, kemi konstatuar se kapaciteti prurës i gypit në kaptazh për shfrytëzim të ujit të pijshëm në Fabrikën e Përpunimit të Ujit në Letnicë është zvogëluar ndjeshëm për shkak të sasisë së madhe të llumit që është deponuar rreth tij”.
“Procesi i pastrimit është realizuar me kujdes dhe përkushtim për të rritur kapacitetin e prurjes në FPU Letnicë dhe për të stabilizuar furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatoret tanë”, u tha në njoftimin zyrtar të KRU Hidromorava.
Më 19 shtator 2023 u njoftua për deblokimin e Kanalizimit në Fshatin Trestenik, të Komunës së Vitisë!
“Të nderuar konsumatorë: kemi identifikuar një problem në kanalizimin e këtij fshati. Si pasojë e debllokimit të kanalizimit në zonën e Trestenikut, kemi përcaktuar se një pjesë e gypit të sistemit duhet të ndërrohet për të siguruar funksionimin e duhur të kanalizimit dhe shmangur çdo ndërprerje të mundshme në furnizimin e ujit të pastër. Ekipet tona teknike janë në këtë moment në punën e pastrimit dhe riparimit të kanalizimit në fshatin Trestenik, dhe kemi vënë në vend masa emergjente për të siguruar që çdo ndryshim dhe ndërhyrje e nevojshme të kryhet me kujdes dhe profesionalizëm maksimal”, u tha në njoftimi.
Më 20 shtator 2023 pati intervenime në rrjetin e ujësjellësit në Gjilan, dhe atë në:
Rruga “Fatmir ibishi”
Fshati “Livoq i Ulet”
Fshati “Kmetovc”
Fshati “Shillove”
Po atë ditë KRU Hidromorava zhvilloi punime në Kamenicë.
“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit nga KEDS, do të ketë ndërprerje të furnizimit të ujit në Stacionin e Pompimit Nr. 1, për periudhën kohore nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Si pasojë e kësaj, Stacioni i Pompimit Nr. 1 (ST.P.1) nuk do të furnizojë me ujë gjatë kësaj periudhe, andaj, ju lutemi të merrni parasysh se konsumatorët me lartësi të lartë mund të kenë probleme me furnizimin e ujit, për shkak të presionit të ulët të ujit në rrjetin e ujesjellesit”, thuhej në njoftim.
Po atë ditë kishte një intervenim në komunën e NovoBërdës
“Të nderuar konsumatorë: Kompania e Ujësjellësit “Hidromorava” Sh.A Gjilan, është në kujdes të vazhdueshëm për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm të ujit të pijshëm për banorët e Novëbërdës. Megjithatë, me keqardhje ju informojmë se për shkak të disa komplikacioneve teknike në sigurimin e pjesëve rezervë të nevojshme, konsumatorët e Novobërdës ka disa ditë që po përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë. Inxhinieri i Elektros i KRU”Hidromorava” ka ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të siguruar që furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet. Ndërsa ekipi ynë punon vazhdimisht për ta zgjidhur këtë situatë, ju njoftojmë se pritet që shërbimi i furnizimit të ujit të kthehet në normalitet deri në orët e hershme të mëngjesit të nesërmen”, thuhej në njoftimin zyrtar lidhur me këtë intervenim.
Më 22 shtator 2023 – u mbajt Punëtoria Regjionale për kosovë dhe Shqipëri
“Pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme, ishin zyrtarët e lartë të ndërmarrjes sonë, Zyrtarja e Lartë për Financa, Merita Xhelili, Menaxheri i Divizionit për Sherbime me Konsumatorë, Granit Sylejmani, dhe Menaxheri i Divizionit Komercial, Valon Maliqi. Puntoria Regjionale kishte për qëllim të mbledhë shërbimet pjesëmarrëse, përfshirë ujësjellësit nga Kosova dhe Shqipëria, në ambientin e Hub-it UBP për Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo ngjarje është shans i shkëlqyer për të shkëmbyer rezultatet e krahasimit të shërbimeve, diskutuar praktikat më të mira dhe forcuar rrjetëzimin ndërmjet palëve të ndërlidhura”, thuhej në njoftim të KRU Hidromorava
Më 22 shtator 2023 ekipet e KRU Hidromorava ka paralajmëruar e më pas ka zhvilluar intervenime për sanimin e dëmtimeve në disa lokacione, si: Rruga “Muhamerrem Ibrahimi”, Rruga “1 Tetori”, Rruga “Perandori Justiniani” dhe Fshati “Zhegër”
Po atë ditë, më 22 shtator 2023 është intervenuar në fshatin Kopernicë, të Komunës së Kamenicës!
“Të nderuar konsumator, ju njoftom që për shkak të një defekti që është shkaktuar në stacionin e pompimit në Kopernicë, jemi detyruar që ta ndalim furnizimin me ujë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falenderojmë për durimin dhe bashkëpunimin tuaj në këto situate te padëshirueshme edhe per ne”, thuhej në njoftim.
KRU Hidromorava me ekipet e saj mobile ka qenë e përkushtuar dhe e gatshme për çdo lloj intervenimi, dhe vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie të plotë, me qëllim të furnizimit sa më të mirë të qytetarëve me ujë cilësorë.
Më 25 shtator 2023, sipas njoftimit ka pasuar një intervenim në lagjen Dardania 1.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë që për shkak të një defekti që ka ndodhur në gypin primar në lagjen Dardania 1, sonte nga ora 23:00h do të ndërprehet furnizimi me ujë për konsumatorët e ujësjellësit në këtë lagje. Ekipet teknike ditën e nesërme me mëngjes do të intervenojnë në eliminimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë”, u tha përfundimisht në njoftimin public në faqen zyrtare të kompanisë.
Në fund, KRU Hidromorava është shprehur në mënyrë të vazhdueshme e gatshme për bashkëpunim me qytetarët, duke I faklënderuar ata për mirëkuptim, bazuar në gjendjen e rënduar të gypave të stërvjetruar në rrjetin e ujësjellësit.
KRU Hidromorava, poashtu ka inkurajuar qytetarët që t’i përgjigjen thirrjes publike për shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanisë, ndërsa ka apeluar te ta që për çdo informatë shtesë të kontaktojnë në linjat e kujdesit ndaj klientëve, si në vijim: Tel: 044983071, 0280 326 980; Kujdestaria: 044719813