
Aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm bën të ditur se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër 32 të pandehurve për veprat penale në bashkëkryerje “Hyrja në sisteme kompjuterike” “Falsifikimi i dokumenteve”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “keqpërdorimi kartelave të bankës apo të kreditit”.

Në njoftim thuhet se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër institucione financiare/bankare.
“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit”, thuhet në njoftim.
