Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

 Agim Ademi nuk e respektoi vendimin e mjekëve për qëndrim në spital, shkoi në shtëpi dhe nuk u lajmërua
Sport

Agim Ademi nuk e respektoi vendimin e mjekëve për qëndrim në spital, shkoi në shtëpi dhe nuk u lajmërua

24 March 2023 0 Comment 4 min read

AA

Agim Ademi është dashur të qëndronte në spital edhe mbrëmë me kërkesë të mjekëve.

Por, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Në fakt, kreu i futbollit kosovar dje u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku iu kumtua vendimi për masën e arrestit shtëpiak për 1 muaj, me kërkesë paraprake të Prokurorit të Shtetit.

E më pas, ai është kthyer shkurt në spital dhe prej aty është larguar, duke mos e respektuar vendimin e mjekëve në QKUK për të qëndruar edhe një natë.

Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale ka thënë se Ademi nuk është përgjigjur dhe nuk është bërë më “i gjallë” që kur u largua nga spitali mbrëmë.

“Dje e kanë marrë nga spitali dhe e kanë dërguar në gjykatë. Më pas, sa kam informata, është kthyer në orën 17:00 dhe ka qëndruar këtu për gjysmë ore dhe është larguar. Më vonë e kam thirr, kam tentuar ta kontaktoja, por ishte e pamundur. Nuk e di se ku është dhe as gjendjen e tij”, thotë fillimisht Kolgeci për Express.

Sipas tij, Ademi është dashur t’u nënshtrohej edhe disa kontrolleve mjekësore, por çuditërisht nuk është kthyer më në spital.

“Urologu e ka pritur për t’ia bërë kontrollin, por ai nuk erdhi më. Nuk i ka pasur patjetër kontrollet, por ka qenë mirë t’i bënte, pasi sa kemi informata, ka pasur probleme të tilla shëndetësore në të kaluarën”, vazhdoi Kolgeci.

Dy ditë më parë, Agim Ademi ishte intervistuar nga njësia e krimeve ekonomike, ndërsa më pas u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Sidoqoftë, aty qëndroi pak orë dhe iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe më pas mori ndihmë mjekësore, duke u dërguar në QKUK.

Aty qëndroi të mërkurën mbrëma, ndërsa dje u largua dhe nuk u kthye më, edhe pse mjekët kishin konstatuar se ishte e nevojshme të qëndronte edhe mbrëmë në spital.

Agim Ademi është i ngarkuar me akuzat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”, ndërsa policia në raportin e djeshëm e ngarkoi atë edhe me dyshimin për keqpërdorim të buxhetit të FFK-së.

Ai do të qëndrojë për një muaj në arrest shtëpiak.

Share This:

Tags: Agim Ademi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
Futboll

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon

22 March 2026
Uncategorised

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të

22 March 2026
Futboll

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam

22 March 2026
RELATED Stories for you
Futboll Lajme Sport

Agim Ademi viziton legjendën gjilanase Shemsedin Abazi:

8 March 2026

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar sot një nga

Ekonomi Featured Futboll Lajme Sport

I pari i futbollit në botë uron

5 February 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka uruar zyrtarisht Agim Ademin për rizgjedhjen e

Kuriozitete Lajme Librari

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së,

5 February 2026

Agim Ademi sërish është zgjedhur në krye të Federatës së Ftubollit të Kosovës. Ai

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.