
Abdixhiku uron Zhegrovën pas transferimit te Juventusi: Të priftë e mbara Edon, vazhdo të na bësh krenarë
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova siç është raportuar tashmë, është lojtari më i ri i gjigantit italian Juventus.

Ai ka marrë urim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Here we go! Të priftë e mbara Edon. Vazhdo të na bësh krenar djalosh”, ka shkruar Abdixhiku.
