Abbott takoi ushtaraken e FSK-së, që përzgjedhet në Akademinë Mbretërore
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka takuar anëtaren e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, e cila është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst.
“Është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar ai në ‘Facebook.