SHFMU “Thimi Mitko” në Gjilan organizon aktivitet për të drejtat e fëmijëve
Me rastin e 20 Nëntorit, Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Thimi Mitko” në Gjilan është mbajtur një aktivitet edukativ, përmes të cilit nxënësit janë informuar për të drejtat e tyre dhe rëndësinë e mbrojtjes së tyre.
Aktiviteti u organizua nga Aktivi i klasave të katërta, ndërsa në të morën pjesë profesionistë nga fusha e drejtësisë, policisë, arsimit dhe psikologjisë.


Gjatë diskutimeve në panel, nxënësit patën mundësi të njihen më për së afërmi me çështje që lidhen me sigurinë, barazinë, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe respektimin e tyre në familje, shkollë dhe shoqëri.



Në përfundim të aktivitetit, organizatorët shprehën mirënjohje për panelistët, drejtorinë e shkollës, prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit, për pjesëmarrjen dhe kontributin në realizimin e këtij aktiviteti.


Mesazhi i aktivitetit ishte se të drejtat e fëmijëve nuk duhet të kujtohen dhe të mbrohen vetëm në ditën e tyre, por të respektohen dhe garantohen çdo ditë.
