Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit institucional

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026

POLICIA E GJILANIT ORGANIZON LIGJËRATË PËR PARANDALIMIN E KANCERIT TË GJIRIT

Presidentja Shiroka Pula priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani

Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

Trazirat në protestat studentëve, Policia e Shtetit nxjerr urdhër urgjent për efektivët

Presidentja Shiroka Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Pejë

POLICIA RAJONALE E GJILANIT KAMPIONE NË VOLEJBOLL

 QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale
Lajme

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

26 October 2026 0 Comment 5 min read

AA

Organizata QIKA ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Sylaj Zekajt, e cila, sipas organizatës, kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet dhe kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej.

Gjatë aksionit, aktivistet kanë vendosur një pankartë në hyrje të Qeverisë me mbishkrimin “Shteti e vrau Arlindën”, ndërsa kanë hedhur ngjyrë të kuqe në shkallët e ndërtesës, si simbol i jetëve të humbura dhe i përgjegjësisë që, sipas tyre, duhet të mbajë shteti.

Përfaqësuesja e QIKA-s, Blenda Asllani, ka thënë se Arlinda Zekaj kishte ndjekur procedurat ligjore për të kërkuar mbrojtje, por, pavarësisht kësaj, nuk ishte arritur të parandalohej vrasja e saj.

“Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje nga shteti. Ajo iu drejtua institucioneve, ndoqi procedurat ligjore, siguroi urdhër mbrojtjeje dhe paralajmëroi qartë për rrezikun që i kanosej. Institucionet ishin të njoftuara. Rreziku ishte i dokumentuar. Megjithatë, pak minuta më vonë, Arlindën e vranë”, tha ajo.

Asllani ka ngritur pikëpyetje për efektivitetin e mekanizmave institucionalë për mbrojtjen e grave nga dhuna, duke theksuar se ndjekja e procedurave ligjore nuk duhet të mbetet pa rezultat.

“Shteti u kërkon grave ta denoncojnë dhunën, t’i dokumentojnë kërcënimet, të kërkojnë urdhra mbrojtjeje dhe t’u besojnë institucioneve. Por çfarë vlere kanë këto procedura kur një grua mund t’i ndjekë të gjitha dhe, megjithatë, të vritet?”, tha ajo.

Ajo ka kërkuar hetimin e të gjitha hallkave institucionale përgjegjëse, duke theksuar se askush nuk duhet t’i shmanget llogaridhënies përmes procedurave apo kompetencave institucionale.

“Vrasja e Arlindës është pasojë e një shteti që i braktis gratë përballë dhunës, edhe kur ato kërkojnë ndihmë dhe paralajmërojnë për rrezikun që u kanoset. Të gjitha hallkat institucionale përgjegjëse duhet të hetohen. Askush nuk mund të fshihet pas procedurave dhe kompetencave për t’iu shmangur përgjegjësisë”, tha Asllani.

Ajo ka kërkuar gjithashtu që të gjithë personat, veprimet apo mosveprimet e të cilëve mund të kenë kontribuar në dështimin për ta mbrojtur Arlindën, të hetohen dhe të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë.

“Të gjithë ata që, përmes veprimeve apo mosveprimeve të tyre, kontribuuan në dështimin për ta mbrojtur Arlindën, duhet të hetohen dhe të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë”, tha ajo.

Duke shpjeguar simbolikën e aksionit, Asllani ka thënë se ngjyra e kuqe e hedhur në shkallët e Qeverisë përfaqëson një akuzë dhe një kujtesë për jetët e humbura, si dhe për përgjegjësinë institucionale.

“Ngjyra e kuqe që hodhëm sot në shkallët e Qeverisë është akuzë. Është kujtesë e jetëve të humbura dhe e përgjegjësisë që shteti duhet të mbajë”, tha ajo./Ekonomia Online/

Share This:

Tags: ORGANIZATA QIKA
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026
Lajme

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare

26 October 2026
Lajme

POLICIA E GJILANIT ORGANIZON LIGJËRATË PËR PARANDALIMIN

26 October 2026
Lajme

Presidentja Shiroka Pula priti në takim kreun

26 October 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.