GJIMNAZI “ZENEL HAJDINI” KAMPION I GJILANIT DHE I REGJIONIT TË ANAMORAVËS NË HENDBOLL
Gjilan, 20 Tetor 2026 – Gjimnazi “Zenel Hajdini” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në sportin shkollor, duke u shpallur kampion i Komunës së Gjilanit në të dyja kategoritë, femra dhe meshkuj, si dhe kampion i Regjionit të Anamoravës në hendboll!
Hendbolli është njëri ndër sportet prioritare në këtë gjimnaz, ndërsa këto rezultate dëshmojnë përkushtimin, disiplinën dhe punën e vazhdueshme të nxënësve, si dhe angazhimin profesional të Aktivit të Edukatës Fizike.

Drejtoria e shkollës uron të gjithë nxënësit kampionë, Aktivin e Edukatës Fizike dhe në veçanti profesorin Arben Hoxha, për kontributin dhe punën e palodhshme që po japin në zhvillimin dhe avancimin e sportit shkollor.

“Ky sukses i jep edhe më shumë famë dhe prestigj shkollës sonë, duke dëshmuar se me punë, përkushtim dhe bashkëpunim arrihen rezultate të mëdha. Vazhdojmë me krenari drejt sfidave të reja, duke përfaqësuar denjësisht Gjimnazin ‘Zenel Hajdini’!”

