Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i javës”, në Superligë
Goli ndaj Ballkanit, ishte vendimtar për fitoren e Dritës, në derbin e javës së nëntë, në Superligë.
Mbrojtësi i majtë Besnik Krasniqi realizoi një gol të bukur në minutat e fundit të ndeshjes, për t’i dhënë gjilanasve fitoren, përballë rivalit nga Suhareka. Drita shënoi vetëm fitoren e dytë në pesë ndeshjet e fundit, derisa Krasniqi realizoi golin e tretë sezonal, që i mundësuan atij të zgjidhej “Ylli i javës” në Superligë.
Federata e Futbollit e Kosovës, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas këtij çmimi Krasniqi ka folur për golin, fitoren e Dritës dhe synimet e sezonit.
Krasniqi realizoi golin e vetëm të takimit, në minutat shtesë të lojës, duke i siguruar FC Dritës fitoren me rezultat 0:1 dhe tri pikë tejet të vlefshme. Me paraqitjen e tij dhe golin vendimtar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e skuadrës gjilanase.
