Sunday 6 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të tij nga Kosova
Lajme

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të tij nga Kosova

22 July 2026 0 Comment 5 min read

AA

Një histori frymëzuese suksesi vjen nga diaspora shqiptare në Austri. Erion Morina ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës (PhD) në Matematikë në Universitetin e Graz-it, duke u bërë doktor i shkencave në moshën vetëm 25-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Morina përmes një postimi në rrjetet sociale, ku, krahas gëzimit për këtë arritje, ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që e mbështetën në rrugëtimin e tij akademik.

“Përfundova doktoraturën në matematikë. Më në fund e zgjidha ‘x’-in, por nuk do ta kisha arritur pa konstantet e jetës sime – familjen, miqtë dhe mentorin tim”, ka shkruar ai me humor.

Një falënderim të veçantë Morina ia kushtoi mentorit të tij, profesorit Martin Holler, për udhëheqjen, besimin dhe lirinë akademike që i ofroi gjatë viteve të studimeve, duke theksuar se mbështetja e tij ishte vendimtare në tejkalimin e sfidave kërkimore.

Ai shprehu mirënjohje edhe për profesorët, kolegët dhe miqtë e departamentit, të cilët, sipas tij, e bënë ambientin universitar një vend ku jo vetëm zhvillohej shkenca, por ndërtoheshin edhe miqësi të sinqerta.

Në postimin e tij, Morina nuk harroi të falënderonte as shkollën Bundesgymnasium Kapfenberg dhe profesorët që e mbështetën në hapat e parë të formimit akademik, duke i mundësuar përfundimin e maturës në moshën 16-vjeçare.

Megjithatë, pjesa më prekëse e mesazhit të tij iu kushtua familjes, veçanërisht prindërve, të cilët u detyruan të largoheshin nga Kosova gjatë luftës dhe ta rindërtonin jetën e tyre në Austri.

“Ju ishit në moshën që kam unë sot kur lufta në Kosovë ju detyroi të hiqnit dorë nga gjithçka – nga karrierat tuaja, diplomat dhe e ardhmja që kishit ndërtuar – për t’u dhënë fëmijëve tuaj një jetë me shpresë. Arritët pa asgjë dhe e ndërtuat jetën nga e para. Këtë punim jua kushtoj juve”, shkroi ai.

Ai falënderoi gjithashtu motrën Edita dhe vëllanë Agon për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Suksesi i Erion Morinës përfaqëson një arritje të rëndësishme jo vetëm në planin akademik, por edhe një dëshmi se përkushtimi, puna e palodhur dhe sakrificat familjare mund të shndërrohen në histori frymëzuese suksesi. Në moshën 25-vjeçare, ai është një shembull i jashtëzakonshëm për të rinjtë shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Share This:

Tags: PHD Zvicer
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një

11 March 2026

Të martën në mbrëmje shpërtheu një zjarr në një autobus postar në Kerzers, në

Lajme

Kompania demanton lajmin për djegien e autobusit

3 January 2026

Kompania e transportit “Arditi Torus” ka demantuar lajmin që një autobus i kësaj kompanie

Lajme

Qindra të plagosur nga zjarri gjatë festimeve

1 January 2026

Disa dhjetëra persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në një shpërthim

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.