Fluks i madh i mërgimtarëve, rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës
Rritja e numrit të mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë ka sjellë edhe shtim të pritjeve në disa prej pikave kufitare të vendit.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në rreth 60 deri në 70 metra.
Në pikën kufitare Merdar, koha e pritjes për hyrje në Kosovë varion nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në Vërmicë pritjet janë rreth 10 deri në 15 minuta.

Ndërkohë, në pikën kufitare Bërnjak pritjet zgjasin 5 deri në 10 minuta, ndërsa në të gjitha pikat e tjera kufitare hyrja po zhvillohet me pritje më të shkurtra, që variojnë nga 3 deri në 10 minuta.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, para nisjes së udhëtimit, të informohen për gjendjen në pikat kufitare, pasi fluksi i automjeteve mund të ndryshojë gjatë ditës.
