Vitia i jep Kosovës një doktor në moshën 22 vjeç: Jeton Sinani diplomon me 10-të në mjekësi!
Viti, 9 qershor 2026 – Mosha është vetëm numër kur pasioni dhe puna takohen. Këtë e dëshmon më së miri historia e të riut nga Vitia, që në moshën kur shumica sapo nisin fakultetin, ai tashmë veshi mantelin e bardhë!
Jeton Sinani, vetëm 22 vjeç, ka përfunduar me sukses studimet në Mjekësi të Përgjithshme, duke u bërë një nga mjekët më të rinj në vend. Një arritje që pak kush e realizon kaq herët.

Në ditën e mbrojtjes së diplomës, Sinani trajtoi një temë delikate dhe shumë të rëndësishme: _“Komplikacionet më të shpeshta te fëmijët e mjekuar me citostatik”_. Para komisionit, ai tregoi jo vetëm njohuri të thella, por edhe pjekuri profesionale që i tejkalon vitet e tij.
Puna e tij u vlerësua maksimalisht. Prezantimi dinjitoz dhe përgatitja shkencore i sollën notën 10 – vlerësimin më të lartë të mundshëm.

Suksesi i tij është bërë krenari për familjen, shoqërinë dhe gjithë qytetin e Vitisë. Të diplomosh për mjekësi në moshën 22 vjeçare mbetet rast i rrallë dhe shembull frymëzimi për të rinjtë.
Pas diplomimit, vetë dr. Jeton Sinani shkroi në profilin e tij:
“Sot me datë 08.06.2026 kam mbrojtur temën time të diplomës me titull ‘Komplikacionet më të shpeshta te fëmijët e mjekuar me citostatikë’ me ç’rast mora titullin Doktor i Mjekësisë.”


