Thursday 22 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LUTFI HAZIRI: “VITI 2027 – KOHA E RIKTHIMIT TË MADH TË LDK-SË”

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin për Specialen në Kuvend

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën e Gjilanit

EKSKLUZIVE: AGIM AGUSHI SËRISH NË HISTORI!

REKTORJA MALAJ TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E STUDENTËVE TË UKZ-SË: DIALOGU DHE BASHKËPUNIMI THELBËSOR PËR CILËSINË

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

KAMENICË: AKSION PËR VJELJEN E MOLLËVE ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE ME MËSIM TËRËDITOR

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit u mbajt Konferenca e tetë e Morbiditetit dhe Mortalitetit.

TETORI ROZË NË GJILAN: “PARANDALIMI DHE ZBULIMI I HERSHËM SHPËTOJNË JETË”

 “Kupa e Anamoravës 2026” mbyll edicionin e parë me sukses, nxënës nga tri shtete garuan në Kamenicë
Lajme

“Kupa e Anamoravës 2026” mbyll edicionin e parë me sukses, nxënës nga tri shtete garuan në Kamenicë

8 June 2026 0 Comment 5 min read

AA

Në Kamenicë është përmbyllur me sukses edicioni i parë i Olimpiadës Rajonale të Matematikës “Kupa e Anamoravës 2026”, një aktivitet arsimor që mblodhi 65 nxënës të dalluar nga Gjilani, Kamenica, Vitia, Novobërda, Presheva, Bujanoci, Kumanova dhe Shkupi.

Gara kishte për qëllim promovimin e dijes, zhvillimin e mendimit logjik dhe identifikimin e talenteve të reja në matematikë. Pjesëmarrësit patën rastin të testojnë njohuritë e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja me bashkëmoshatarë nga treva të ndryshme shqiptare.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në prani të përfaqësuesve të institucioneve arsimore dhe organizatorëve. Të pranishëm ishin kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, Bregan Isufi, drejtori i Arsimit në Kamenicë, Selami Klaiqi, drejtori i Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, si dhe kryetari i Degës së Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit në Kamenicë, Agon Mahmuti.

Përfaqësuesit institucionalë vlerësuan lart nivelin e organizimit dhe rezultatet e nxënësve, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së të rinjve të talentuar në fushën e shkencës dhe arsimit.

Drejtori i Arsimit në Kamenicë, Selami Klaiqi, përgëzoi pjesëmarrësit dhe fituesit, duke theksuar se investimi në arsim dhe në talentet e reja mbetet një ndër prioritetet kryesore për të ardhmen.

Në kategorinë e parë, vendi i parë iu takoi Arbër Rrahmanit nga Kumanova, vendi i dytë Unik Kryeziut nga Gjilani, ndërsa vendi i tretë Anik Spahiut nga Kamenica.

Në kategorinë e dytë, fitues u shpall Amar Hismoni nga Gjilani, vendi i dytë shkoi për Diell Misinin nga Vitia, ndërsa vendi i tretë për Elea Hajrullahun nga Gjilani.

Edicioni inaugurues i “Kupës së Anamoravës” u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një tradite të re të garave matematikore në rajon, duke promovuar ekselencën akademike dhe bashkëpunimin ndërmjet nxënësve nga vise të ndryshme shqiptare.

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

LUTFI HAZIRI: “VITI 2027 – KOHA E

21 October 2026
Lajme

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin

21 October 2026
Lajme

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin

21 October 2026
Lajme

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën

21 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

KAMENICË: AKSION PËR VJELJEN E MOLLËVE ME

21 October 2026

Kamenicë, Tetor 2026 – Me organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kamenicë, është

Lajme

Nënkryetarja Bajralija merr pjesë në konferencën ‘Smart

19 October 2026

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, ka marrë pjesë në konferencën “Smart Country

Lajme

Maturantët e Kamenicës vizitojnë Beratit, Klaiqi: “Përvojë

18 October 2026

Nxënësit e tri shkollave të mesme zhvillojnë ekskursion në qytetet historike të Shqipërisë. KAMENICË

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.