Thursday 22 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LUTFI HAZIRI: “VITI 2027 – KOHA E RIKTHIMIT TË MADH TË LDK-SË”

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin për Specialen në Kuvend

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën e Gjilanit

EKSKLUZIVE: AGIM AGUSHI SËRISH NË HISTORI!

REKTORJA MALAJ TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E STUDENTËVE TË UKZ-SË: DIALOGU DHE BASHKËPUNIMI THELBËSOR PËR CILËSINË

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

KAMENICË: AKSION PËR VJELJEN E MOLLËVE ME NXËNËSIT E SHKOLLAVE ME MËSIM TËRËDITOR

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit u mbajt Konferenca e tetë e Morbiditetit dhe Mortalitetit.

TETORI ROZË NË GJILAN: “PARANDALIMI DHE ZBULIMI I HERSHËM SHPËTOJNË JETË”

 EKSKLUZIVE: Në moshën 93-vjeçare, Aga Dan realizon ëndrrën e jetës – nga tribunat e “Fadil Vokrrit” përjeton emocionet e Kosovës
Futboll Lajme Sport

EKSKLUZIVE: Në moshën 93-vjeçare, Aga Dan realizon ëndrrën e jetës – nga tribunat e “Fadil Vokrrit” përjeton emocionet e Kosovës

8 June 2026 0 Comment 8 min read

AA

Ka ëndrra që nuk njohin moshë. Ka dashuri që nuk zbehen me kalimin e viteve. Dhe ka njerëz si Ramadan Agaj – Aga Dan, që në moshën 93-vjeçare vazhdojnë ta jetojnë futbollin me të njëjtin pasion si në rininë e hershme – raporton TV Gjilani.

Njëri nga tifozët më të vjetër dhe më besnikë të Anamoravës, e ndoshta edhe të Kosovës, përjetoi ditë më parë një nga momentet më të veçanta të jetës së tij sportive. Për herë të parë, ai ndoqi nga afër një ndeshje të Përfaqësueses së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku “Dardanët” triumfuan me rezultat 3:0 ndaj Andorrës.

Për shumëkënd ishte vetëm një ndeshje miqësore. Për Aga Danin ishte realizimi i një ëndrre të mbajtur gjallë për dekada të tëra.

I lindur në vitin 1933, vetëm pak vite pas organizimit të Kampionatit të parë Botëror të futbollit (Uruguay 1030), Ramadan Agaj ka kaluar pothuajse një shekull duke jetuar me futbollin. Ai nuk pati mundësinë të shihte drejtpërdrejt kampionatet e viteve të hershme, por kujtesa e tij mbetet mahnitëse edhe sot.

Ai flet me admirim për finalen legjendare të Kupës së Botës 1974, kujton me detaje emra si Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff, ndërsa në kujtesën e tij janë të gdhendura edhe Botërorët e Argjentinës 1978, Spanjës 1982 dhe Meksikës 1986. Në bisedë të lirë, ai vazhdon të përmendë me saktësi emra futbollistësh e ngjarje që shumë më të rinj mezi i mbajnë mend.

Futbolli për të nuk ka qenë vetëm sport. Ka qenë pjesë e jetës.

Në Hogosht, emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me FC Kika. Në vitet ’90, kur klubi zhvillonte ndeshjet e veta, Aga Dan ishte ndër të parët që hynte në stadium dhe ndër të fundit që largohej prej tij. Ai ishte aty në fitore e humbje, në ditë të mira e të vështira, duke u kthyer me kalimin e kohës në një simbol të tifozërisë së klubit.

Dashuria për futbollin u trashëgua edhe te familja. Djali i tij, Dr. Bislim Agaj, prej vitesh shërben si mjek i FC Kika, duke e kryer këtë detyrë me përkushtim dhe pa kompensim financiar, krahas angazhimeve të tij profesionale.

Por këtë herë, ishte radha e futbollit t’ia kthente dashurinë tifozit të vet më besnik.

Falë kujdesit dhe përkushtimit të kryetarit të FC Kika, Naim Biqkaj, u organizua i gjithë udhëtimi për Aga Danin. Përveç biletave VIP për ndeshjen Kosovë – Andorra, u përgatit edhe një itinerar i veçantë në Prishtinë.

Vizita te busti i Anton Çettës ishte një nga momentet që e emocionoi më së shumti, pasi kujtoi takimin që kishte pasur me të dekada më parë. Emocione të veçanta përjetoi edhe pranë bustit të Fadil Vokrrit, emri i të cilit mban stadiumi kombëtar dhe që për Ramadan Agajn ka qenë një nga figurat më të dashura të futbollit shqiptar.

“Aga Dan u kënaq jashtëzakonisht shumë. Madje, kur shënonte Kosova, donte ta hidhte kapelën në ajër nga gëzimi”, tregon me buzëqeshje djali i tij, Dr. Bislim Agaj.

Megjithëse u gëzua për fitoren e Kosovës, ai nuk e fshehu mungesën e disa prej futbollistëve të tij të preferuar.

E kërkonte në fushë Vedat Muriqin, Edon Zhegrovën, Milot Rashicën e Arijanet Muriqin. Nga lojtarët e pranishëm arriti të njohë menjëherë vetëm Mërgim Vojvodën. Ndërkohë, kishte dëshirë të takonte edhe presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe Muharrem Sahitin, të cilët i kishte takuar edhe më parë.

Në një kohë kur shumë njerëz në këtë moshë e kufizojnë jetën e tyre në kujtime, Ramadan Agaj vazhdon të krijojë kujtime të reja.

Historia e tij është dëshmi se pasioni nuk plaket kurrë. Se futbolli është më shumë se lojë. Dhe se një tifoz i vërtetë mbetet i tillë deri në frymën e fundit.

Për Aga Danin, ndeshja Kosovë – Andorra nuk ishte thjesht 90 minuta futboll.

Ishte një ëndërr 93-vjeçare që më në fund u bë realitet. /Xhemail Veseli – TV Gjilani/

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

LUTFI HAZIRI: “VITI 2027 – KOHA E

21 October 2026
Lajme

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin

21 October 2026
Lajme

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin

21 October 2026
Lajme

Formohet Grupi Joformal i Grave në Komunën

21 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

LUTFI HAZIRI: “VITI 2027 – KOHA E

21 October 2026

Nënkryetari i LDK-së: “Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK-së” Gjilan, 21

Lajme

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin

21 October 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që nesër ta kthejë në Kuvend Ligjin për

Lajme

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin

21 October 2026

Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.